
Zhytu në 1.000.000 topa plastikë të reciklueshëm ne Muzeun e Washingtonit
Muzeu Kombëtar i Washingtonit është kthyer në shtëpinë e një oqeani prej 1.000.000 topash plastikë dhe në një plazh të reciklueshem i hapur për të gjithë ata vizitorë që duan të përjetojnë një eksperiencë ndryshe. Plazhi plastik, i dizenjuar nga një firmë eksperimentale e quajtur Snarkitecture, ka një platform të bardhë që krijon idenë e rërës dhe pasqyra të instaluara rreth zonës për të krijuar efektin e dyfishimit të hapsirës, pa harruar edhe disa shzllonë. Sipas organizatorëve, topat plastikë janë të krijuar me material të reciklueshëm. Ndertesa e Muzeut Kombëtar mirëpret instalacione interaktive dhe argëtuese çdo vit – ne 2014 aty u instalua një labirint gjigant në të cilin vizitorët mund të ecnin dhe të humbnin nëpër rrugicat e tij. Ky plazh gjigand plastik do jetë i hapur deri ne 7 Shtator të këtij viti, ndaj sigurohuni ta vizitoni për të notuar në të nëse jeni pranë Washington-it.
+ There are no comments
Add yours