Voto edhe ti për librin më të mirë të vitit 2017. Konkursi që i bën të gjithë lexuesit juri

Voto edhe ti për librin më të mirë të vitit 2017. Konkursi që i bën të gjithë lexuesit juri


//

Platforma më e madhe për shitjen online të librave, www.bukinist.al, shpall Konkursin për librin më të mirë të vitit 2017, votat për të cilin mund t’i japë çdonjëri prej nesh online. Ky konkurs, është ndër te paktët e këtij lloji, që organizohen online, ku i ofrohet mundësia çdo lexuesi të ndihet për një moment si një pjestar i një jurie, për të dhënë vlerësimin e tij për librat që ka lexuar. Për libra të botuar përgjatë vitit 2017.

Stafi i Bukinist e hap këtë konkurim online për të dytin vit, duke patur parasysh suksesin dhe efektivitetin e vitit të kaluar.

-Si është bërë përzgjedhja e librave, pjesë për konkurim?

Është lexuesi ai që vendos në çdo moment. Duke filluar nga përzgjedhja e librave të nominuar për garën online. Projekt menaxheri i Bukinist ka zgjedhur të bëjë pjesë të garës ato tituj që kanë ardhur nga propozimet e lexuesve, miqve të Bukinist dhe nga ekspertët e fushave përkatëse.. Gjithashtu përzgjedhja është bërë edhe duke u bazuar në shitjet përgjatë gjithë vitit.

-Kush konkuron dhe si votohet?

Konkursi është hedhur online nga data 7 shkurt dhe vazhdon deri më datë 22 Prill.

Ka 6 kategori me librat e përzgjedhur dhe në secilën kategori mund të votohet vetëm për një libër.

Fituesi shpallet më datë 23 Prill duke u bazuar tek çdo votë e dhënë nga lexuesit.

Më poshtë po ju prezantojmë me të gjitha kategoritë  dhe një përshkrim të shkurtër për secilin libër të nominuar.

LIBRI PËR FËMIJË (Kliko foton për të votuar )

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 “Nikolasi i vogël” – René Goscinny, Jean- Jacques Sempé

Aventurat e Nikolasit të vogël rrëfehen në një seri të jashtëzakonshme të letërsisë për fëmijë. Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël ka 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.

Përkthimi: Adriana Koxhaj     Shtëpia Botuese: MediaPrint

“Matilda” – Roald Dahl

Një ndër heroinat më të dashura të letërsisë për fëmijë, Matilda vjen në shqip, pas tre librave të tjerë fantastikë të autorit Roald Dahl.

Përkthimi: Beti Njuma       Shtëpia Botuese Çabej

“Ronja, vajza e kaçakut” – Astrid Lindgren

‘’Ronja, vajza e kaçakut’’ konsiderohet një ndër veprat e saj më të njohura, autore suedeze e mëse 100 librave. Nga Astrid Lindgren një ndër shkrimtaret më të famshme e më të dashura për fëmijët e gjithë botës.

Përkthimi: Virgjil Muçi    Shtëpia Botuese: Botimet IDK

“Samueli dhe violina prej reje” – Denada Toçe

Një libërth i parë i serisë “Ariu i bardhë i ëndrrave” me ilustrime dhe rrëfime të bukura, i cili do të pasohet nga histori dhe nga udhëtime të tjera nëpër ëndrrat e tjera të vogëlushëve.

Autor: Denada Toçe

Shtëpia Botuese ALBAS

“Çadra e purpurt” – Alki Zei

Nga shkrimtarja më e madhe greke e letërsisë për fëmijë. Letro është një vogëlushe që i pëlqen të lexojë libra, të shkojë në teatër dhe ti ngjajë Antigonës së Sofokliut.

Përkthimi: Kleo Lati
Shtëpia Botuese: Dituria

“Olga prej letre” – Elisabetta Gnone

“Olga prej letre – Një udhëtim i jashtëzakonshëm”, – roman i Elisabetta Gnone që vjen në shqip tregon historinë e vajzës së vogël që lindi në një ditë të ftohtë dimri në fshatin e Montetabës dhe një ditë u nis të takonte Auzolian, magjistaren, që ta kthente ne nje vajze normale, me mish dhe kocka, ashtu si të gjithë të tjerët.

Përkthimi: Albana Nexhipi
Shtëpia Botuese: Dituria

“Fëmijët më të këqinj në botë 2” – David Walliams

David Walliams gjatë 2017 erdhi me serinë e dytë të librit ”Fëmijët më të këqinj në botë” ,  për fëmijë të moshave  7-14 vjeç.

Shtëpia Botuese: Botart

PROZA MË E MIRË SHQIPE (Kliko foton për të votuar)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 “Mërkuna e zezë” – Agron Tufa

Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani “Mërkuna e Zezë ” i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër

“Të ftuar në Rrethin e Dhjetë” – Flutura Açka

Ky rrëfim është një kushtim për dashurinë njerëzore, për dashurinë si sublimim që nuk e zhbën koha dhe një triumf për atdhedashurinë, të tretura në gjakun shqiptar nga substanca më e bekuar e kësaj bote: Liria.

“Ati” – Ardian – Christian Kyçyku

Një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë i që shoqëroi.

“Sarah” – Alfred Peza

Një roman për gra të lira dhe burra të vërtetë! Në festën e vitit të ri 1925 në ambasadën e SHBA, femra më e bukur e Shqipërisë së shekullit XX sfidoi Kanunin dhe Ligjin Islamik, duke kërcyer e zbuluar pa ferexhe e burka, nën ritmet e muzikës moderne.

 “Lulet e skajbotës” – Namik Dokle

Mes këtyre faqeve, që i përpin gjatë leximit, është jeta e një popullsie të tërë, e cila e meriton të njihet, e rrokur e gjitha me një dorë. Me dorën e djathtë të autorit që e ka shkruar, përmes një stili sa realist, aq edhe magjik, përmes përshkrimesh sa të gjalla e të prekshme, aq edhe poetike e onirike

“Armiku i popullit pa emër” – Idlir Azizi

Historia e një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjanëse, mes Kosovës dhe Shqipërisë

“Pa heronj, pa buje” – Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra-tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë. Në këtë roman, nuk ka idhuj, ka njerëz të mundur, të tradhtuar, herë-herë të harruar, që s’dinë të rrahin gjoksin, por rreken të mbijetojnë.

PROZA MË E MIRË E HUAJ (Kliko foton për të votuar)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Histori arratie e qëndrese” – Elena Ferrante

vëllimi i tretë i sagës napolitane, pas romaneve “Mikesha gjeniale” dhe “Mbiemri i ri”. Elena vazhdon të rrëfejë historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës. një histori grash, e rrëfyer me shumë vërtetësi; më tepër se një vëzhgim, kjo është jeta e jetuar dhe e ndier në lëkurë.”

Përkthyes: Agim Doksani   Shtëpia Botuese: PEGI

“Merimanga e Sarajevës” – Robert Wilton

Një roman historik, i rrallë për Ballkanin e vitit 1914, rolin e Fuqive të Mëdha, infiltrimi i agjentëve britanikë dhe realizimi i misionit për të kuptuar lojën e Merimangës që pasohet me vrasjen e princit Austro-Hungarez, Franc Ferdinandi, dhe shpërthimi i Luftës së I-rë Botërore.

Përkthyes: Diana Çuli  Shtëpia Botuese: TOENA

“Vrasësi i verbër” – Margaret Atwood

Saga e një familjeje të pasur, por edhe saga e fajeve dhe përgjegjësive që mblidhen mbi njëra-tjetrën, si të ishin kukulla të vogla të verbra, që na lënë gjithmonë me pyetjen: “Po individi, ç’rol luan këtu?” Ky roman është vlerësuar mes 100 romaneve më të mira të Shekullit të XX në Britaninë e Madhe

Përkthyes: Agim Doksani  Shtëpia Botuese: PEGI

“Provimi” – Julio Cortazar

Një roman emocionues i përroit të ndërgjegjes. Nëse pjesa e parë e librit e sfidon intelektin, pjesa e dytë e tij do të fanisë imagjinatën. “Provimi” është një roman me sens të errët humori i cili luan mjeshtërisht me fjalët dhe me kohën dhe me një konstelacion të pasur metaforash.

Përkthyes: Luljeta Shtino   Shtëpia Botuese: OMBRA GVG

“Dritë e gushtit” – William Faulkner

“Dritë e gushtit” është roman që vlerësohet mes kryeveprave të tij. Ky roman futet thellë në çështje thelbësore lidhur me racën, fenë, seksualizmin, rolin e kujtesës tek vetëdija dhe të shkuarën njerëzore duke shfaqur ngurtësinë morale të një bashkësie të tërë.

Përkthyes: Granit Zela    Shtëpia Botuese: ONUFRI

“Valis” – Philip K. Dick

Philip K. Dick, i konsideruar si një nga dhjetë shkrimtarët më të mirë të Amerikës së shekullit të XX, vjen për herë të parë në shqip nga Pika pa Sipërfaqe me romanin e tij “Valis”. Roman tipik kafkian, ku kohët në rrëfim, që nga ditët tona në periudhën e antikitetit romak, gërshetohen në mënyrë brilante

Përkthyes: Ataol Kaso    Shtëpia Botuese:  Pika pa Sipërfaqe

“Djem jete” – Pier Paolo Pasolini

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t’ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.

Përkthyes: Shpëtim Kelmendi  Shtëpia Botuese: Dudaj

LIBRI NË POEZI (Kliko foton për të votuar)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 “Aurat e natës” – Belfjore Qose

Gjithë vëllimi përmban 88 poezi të ndara në katër kapituj. Ndonëse është vëllimi i parë, autorja ka një gjuhë poetike të larmishme, të sprovuar dhe endet vazhdimisht në kërkim të mjeteve dhe formave që i japin identitet poezisë.

Shtëpia Botuese: OMBRA GVG

“Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue” – Manjola Brahaj

Manjola Brahaj vjen në vëllimin e tretë me poezi, në një tjetër nivel artistik, ku shquhet për sensualitetin e guximshëm dhe gjuhën kapilare. Primo Shllaku thotë se ajo sjell në vargje nji frymë të ngjeshun erotizmi konsumativ, plot me afrime deri në të gjitha zonat e rreptësisë së ksaj tabuje jo shum të vjetër të struktures mendore të shqiptarit”. Poezia është shkruar në një gegnishte të ëmbël, që rrok edhe ndjesitë më të holla të shpirtit

Shtëpia Botuese: OM

“Poemat e hueja” – Entela Tabaku Sörman

Gjithë vëllimi është një poemë, e cila ka në arkitekturën e vet poetike shumë poema. Çdonjëra mbledh nën strehën e saj poezi të lidhura dorë për dore, prej një ndjesie, ngjyre, tingulli, sendi, sekreti a përplot arsyeve të tjera që të këndellin, të mbajnë afër e të udhëtojnë në një botë poetike që pa dyshim bëhet edhe e jotja.

Shtëpia Botuese: PEGI

“In Love” – Preç Zogaj 

Përmbledhje e të gjithë poezive më të mira të autorit kushtuar dashurisë, këtij pasioni të fuqishëm njerëzor. Përzgjedhja është bërë mbi këtë tematikë dhe sjell krijimtarinë e Preç Zogajt përgjatë shumë viteve

Shtëpia Botuese: UET PRESS & MAPO EDITIONS

“Biri i Adamit” – Besnik Mustafaj

Kesaj radhe shohim nje profil tjeter te Besnik Mustafajt, te cilin e njohim si romancier apo eseist; Me nje vellim me poezi na shfaqet nje tjeter bote dhe pasion i ketij autori te njohur:

Shtëpia Botuese:TOENA

“Të flesh në horizont” – Gentian Çoçoli

Përmbedhje me poezi të periudhës kohore 1998 – 2006.

Shtëpia Botuese: Aleph

“Për në jug të gjërave” – Krenar Zejno

Shtëpia Botuese: Zenit

LIBRI MË I MIRË NON FICTION (Kliko foton për të votuar)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Sekretet e luftës” – Erald Kapri

Një libër që sjell këndvështrimin britanik për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Përmes dokumenteve që gjenden në arkivat britanike, gazetari dhe studiuesi Erald Kapri ka sjellë informacione me vlerë për rolin e Britanisë së Madhe, raportet mes forcave politike shqiptare askohore, pushtimin gjerman, intrigat për pushtet, Luftën Civile, rolin që patën Enver Hoxha, Mid’hat Frashëri në atë periudhë.

Shtëpia Botuese:Insituti Lumo Skëndo

“100 vrasjet me te bujshme ne historine e shtetit shqiptar (1912-2017)” – Roland Qafoku

Pas afro 21 vite punë kërkimore, shkencore dhe sistematike, Roland Qafoku vjen me një libër risi: Vrasje për arsye shtetërore, vrasje për pasion por dhe vrasje që kanë ndryshuar historinë, që nga vrasja e Hasan Riza Pashës në Shkodër, koloneli hollandez Ludoëijk Thomson në Durrës, Çerçiz Topulli, Isa Boletini

Shtëpia Botuese:West Print

“Mitet e historiografisë arbëreshe” – Matteo Mandala

Libri është i ndarë në katër kapituj, në të cilët autori thyen mite të ndryshme të cilat më parë merreshin si fakte historike.

Shtëpia Botuese: Naimi

Përkthyes: Ardian Doka

“Kujtimet 1939-44” – Mustafa Greblleshi

Një libër i rrallë që skanon gjendjen e Shqipërisë në kohën e pushtimit nazi-fashist, parë nën optikën e një intelektuali të ri të asaj kohe, një shkrimtari të spiktatur dhe një shqipëruesi me vlera të rralla. Botimi është paraprirë me një parathënie nga Ismail Kadare

Shtëpia Botuese: Botimet Çabej

“Historia e Shqipërisë përmes karikaturës” – Ben Andoni

Ben Andoni ka zgjedhur ndihmën e karikaturës për të udhëtuar në historinë e identitetit shqiptar në 150 vitet e fundit.

“Tej Prologut – Shqipja dhe çështje të metodës” – Ledi Shamku – Shkreli

Ky botim del nga kornizat standarde të katedrave akademike dhe shtron një çështje urgjente: studimin e gjuhës shqipe. Është thirrje për një metodë të re të studimit të gjuhës tonë si dhe vetëdijësimin e shqipëfolësve në përdorimin e gjuhës sipas situatave gjuhësore në të cilat komunikojnë. Njëherësh, Ledi Shamku – Shkreli apelon edhe për thjeshtimin e alfabetit të shqipes, një kërkesë jo thjeshtë provocative

Shtëpia Botuese: Ledi Shamku-Shkreli

“Pyetje të tjera në albanologji – Autorë dhe teza” – Shaban Sinani

Qëllim themelor i projektit është njëherësh verifikimi i tezave, vlerësimeve, qortimeve e pohimeve të këtyre autorëve paralelisht me atë të mendimeve të dijetarëve rreth tyre në historitë e letërsisë, kulturës dhe arteve shqiptare.

Shtëpia Botuese: Naimi

LIBRI MË I MIRË MOTIVUES (Kliko foton për të votuar)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Arti i brishtë i not giving a f.ck” – Mark Manson

Guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”

Shtëpia Botuese : Minerva  Përkthyes: Bledar Kurti

“Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet” – Scott Peck

 Pas suksesit të padiskutueshëm të librit të parë të Scott Peck-ut, Rruga në të cilën rrallë shkohet, shtëpia botuese Albas sjell të përkthyer në shqip librin e dytë, “Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet”, që është një vazhdim po aq i mençur dhe po aq i thjeshtë i librit të parë. Vazhdojeni udhëtimin për rritjen tuaj personale dhe shpirtërore me këtë libër të mençur!

Shtëpia Botuese : Albas  Përkthyes:  Genc Muçollari, Erjola Shaka

“Mendësia” – Carol Dweck

Profesoresha e Universitetit të Stanfordit, Dr. Carol Dëeck në këtë bestseller botëror na jep teknika dhe këshilla sesi të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit për të realizuar të gjithë potencialin që kemi brenda vetes.

Shtëpia Botuese : Pema  Përkthyes:  Valbona Nathanaili

“Lojërat e Majas” – Delia Steinberg Guzman 

Në këtë libër lexuesi mëson të “luajë me jetën”, pa përpjekje të dhimbshme dhe të ngrejë me natyrshmëri pyetjet më thelbësore filozofike, pikërisht atëherë kur bota ka më shumë nevojë për besim, thjeshtësi dhe gëzim të shëndetshëm për të jetuar.

Shtëpia Botuese : Akropoli I ri  Përkthyes:  Iris Domnori

“Davidi dhe Goliati” – Malcolm Gladwell

Një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me “gjigantë” unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja.

Shtëpia Botuese : PEMA   Përkthyes:  Lira Sejdini

“Një tokë e re” – Eckhart Tolle

Një manifest i shkëlqyer për të ndërtuar një jetë më të mirë secili prej nesh dhe për të kontribuar të gjithë bashkë për një botë më të mire.

Shtëpia Botuese: PEMA   Përkthyes: Ridvan Bonjaku

“Më pak stres” – Jasmin Kirkbride

I pajisur me udhëzime, sugjerime dhe citate, ky libër do t’ju japë forcën për të mposhtur në qoftë se-të dhe çdo ditë do ta jetoni pak më gjatë.

Botuese: Minerva Përkthyes: David Hudhri

Të gjitha librat mund t’i porosisni online në www.bukinist.al

Krëhëri elektrik, zgjidhja praktike për drejtim sa më të shpejtë për flokët
Çfarë surprizash pëlqejnë personat në shenjën e Dashit? (Ide për dhurata sipas karakteristikave të shenjës)

+ There are no comments

Add yours