Ujë me klor dhe pesticide? Jo më! Ja pse të duhet ne shtëpi një Kanë Filtruese BRITA!

Ujë me klor dhe pesticide? Jo më! Ja pse të duhet ne shtëpi një Kanë Filtruese BRITA!


//

Të gjithë e dimë që qasja në ujë të pastër dhe të freskët është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tonë dhe filtrimi i ujit siguron që kjo të arrihet. Shumica e filtrave të ujit heqin kimikatet dhe bakteret e dëmshme, të cilat nëse konsumohen mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Ka shumë përfitime të tjera të ujit të filtruar, duke përfshirë një shije më të mirë, dhe të qenit më me kosto efektive dhe më miqësore me mjedisin kur krahasohet me blerjen e ujit në shishe.

Kualiteti i ujit në Shqipëri

Megjithëse qeverisë shqiptare i kërkohet të na sigurojë ujë të pijshëm të sigurt, ne jemi ende në rrezik të ndotjeve të përkohshme të tilla si: kimikate, metale të rënda, pesticide, baktere, etj. Klori përdoret në ujë për të eleminuar mikro-organizmat e dëmshëm, por kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë kur ndodh kontaminimi i tepërt dhe konsumi që rezulton. Ky është një rrezik i veçantë në Shqipëri, ku uji dhe trajtimi i ujërave të ndotura shpesh mungon. Ngarkesat e mëdha të ndotësve në ujërat sipërfaqësore mund të dëmtojnë cilësinë e ujërave nëntokësore në mënyrë të konsiderueshme. Depërtimi i kripësirës në ujërat nëntokësore është një problem aktualisht ekzistues në afërsi të Lezhës dhe në Laç. Për këtë arsye, së bashku me shumë të tjera, është e rëndësishme të filtroni ujin tuaj.

ZGJIDHNI KANËN FILTRUESE BRITA MARELLA XL

Kana filtruese Brita, është zgjidhja më e mirë për të pastruar ujin tuaj. Pastron, alkalizon dhe jonizon ujin. Dhe… është jashtëzakonisht e përballueshme! Tashmë mund të pini ujë të shëndetshëm pa qenë nevoja ta blini atë.

https://www.hutretail.com/wp-content/uploads/2020/12/5-600x600.jpg
E rekomanduar nga Akademia e çajit në Britaninë e Madhe

Për ta bërë tuajën këtë kanë porosit me 1 klik këtu. Mos harroni! Keni 14 ditë mundësi kthimi.

Nëse nuk keni një sistem të filtrimit të ujit të instaluar aktualisht në shtëpinë tuaj, ju rekomandojmë të përdorni Kanën Filtruese Brita. Ta themi thjesht, është një mënyrë më e mirë dhe shumë më e përballueshme për të pastruar ujin, pa qenë nevoja e pajisjes me sisteme filtrimi të kushtueshme. Përfitimet e këtij produkti përfshijnë:

  • Përdoret teknologjia MAXTRA për një ujë më të lehtë dhe me shijen perfekte për ujë natyral.
  • Nuk do ju duhet të blini më ujë në supermarket për të pirë apo për të gatuar
  • Ky sistem redukton në maksimum klorin në ujë, gjithashtu heq edhe mineralet e tjera të dëmshme, si plumbi etj.
  • Ka kapak praktik për t’u hapur dhe rimbushur me ujë.
  • Tregon elektronikisht kur duhet ndërruar filtri.
  • I heq mineralet që i japin shije jo të mirë.
  • Kapaciteti 3.5 litra
  • Është praktike dhe mund të futet në çdo lloj frigoriferi.
  • Garanci 1 vit
I pastër, shije freskuese dhe reduktim mbetjesh plastike
FITO 100€ duke pirë ujë...
Ja si të organizoni dollapin tuaj pa shpenzuar shumë kohë

+ There are no comments

Add yours