Të jetosh në një shtëpi-kuti në Japoni

Të jetosh në një shtëpi-kuti në Japoni


//

Të gjithë kemi dëgjuar për hotelet kapsula të Japonisë, por fotografi Won Kim na rrëfen për një mënyrë jetese edhe më shokuese. Një seri fotosh e shkrepur nga ai tregon për këtë “hostel” të konceptuar me dhoma të vogla dhe të ngushta drejtëndore, ku aktualisht jetojnë njerëz. Kim jetoi në një nga këto hapsira për disa muaj, duke u miqësuar me banorët e tjerë dhe duke dokumentuar mënyrën individuale të jetesës të secilit prej tyre. I gjithe hosteli është i vendosur në një kat të vetëm ku dikur ka patur zyra, në veri-lindje të Tokios. Disa nga njërëzit janë banorë të përkohshëm aty ndërsa disa të tjerë e quajnë dhomën-kuti shtëpinë e tyre. “Për mua ka interes të veçantë se si banorët kanë shfrytëzuar secilën hapsirë për ta shndërruar në një banesë,”- tregon Kim. “Në secilin rast, përmbajtja jashtëzakonisht e kufizuar rrëfen diçka mbi personalitetin e banorit dhe aftësisë së tij/saj për ta kthyer në funksionale një hapsirë kaq të vogël.”

22 kufij ndërkombëtarë nëpër Botë
Një Kazino e braktisur që dikur ka qënë një nga ndërtesat më të mrekullueshme në Rumani

+ There are no comments

Add yours