Smartphonat e rinj në 2018. Duhet të presësh apo të blesh tani

Smartphonat e rinj në 2018. Duhet të presësh apo të blesh tani


//

Smartphonat e rinj 2018

Çdo muaj do ketë modele të rinj në treg. Je i pavendosur të presësh apo të blesh një tani?

Ja kalendari për smartphonat e rinj 2018

Shkurt 2018
• LG V30+a
• Nokia 9
• Samsung Galaxy S9
• Sony Xperia XZ1 Premium
• Xiaomi Mi Mix 2S
Mars 2018
• Apple iPhone SE 2
• Huawei P20 (P11)
Prill 2018
• LG G7
• Xiaomi Mi7
Maj 2018
• HTC U12
Qershor 2018
• Moto Z3/Z3 Play
• OnePlus 6
Korrik 2018
• Moto Z3 Force
Gusht 2018
• Nokia 10
• Samsung Galaxy Note 9
Shtator 2018
• Apple iPhone 2018
• LG V40
• Razer Phone 2
• Sony Xperia XZ2/XZ2 Compact
Tetor 2018
• Google Pixel 3
• Xiaomi Mi Mix 3
• Xiaomi Mi Note 4
Nëntor 2018
• Huawei Mate 11

Nëse po kërkon një telefon të ri, sot ka shumë alternativa të mira në treg. Megjithatë tregu i smartphone është tregu që lëviz më shpejt kështu sa më shumë të prisni aq më të mirë do ta kini telefonin e ri. Duhet të bëheni të vendosur dhe të blini telefonin tuaj sepse do jetë gjithmonë kështu. Telefonat përmirësohen me ritëm shumë të shpejtë. Në këtë artikull do të prezantojmë disa prej modeleve të smartphonave që pritet të dalin gjatë 2018.

Samsung galaxy S8 apo iPhone 8

Kush është më i mirë Iphone 8 apo Samsung S8

Kush është më i mirë iPhone 8 apo Samsung S8 Këto dy janë telefonat më të përfolur dhe të kërkuar për 2017 dhe me siguri për një pjesë të madhe të 2018. Megjithatë gjithmonë konsumatori ka dilemën për të zgjedhur, iPhone 8 apo Samsung S8. Kjo sepse të dy telefonat..

0 comments

Smarthonë Apple iPhone 2018

Nuk e di njeri se si do quhet akoma. Si do që të jetë iPhone XS, iPhone 11, iPhone 9 ju do ta dëshironi. Flitet që versioni X të nxjerë dy përmasa të reja, një më të madhe një më të vogël. Të tjerë mendojnë që do nxjerë alternativa më të lira të tij me të njëjtin design. Sido që të jetë këtë shtator do të ketë më shumë se një model nga Apple. Nuk do të bëjë gabimin me iPhone X këtë herë. Do ketë shpejtësi karikimi më të mirë, teknologji baterie më të mirë dhe sërisht do jetë iPhone më i mirë.

Apple iPhone SE 2

Shumë shpejt pritet të dalë iPhone SE 2. Versioni i parë SE ishte një version i lirë me ekran të vogël 4 inch. Apple pret ta replikojë modelin SE por këtë herë zhurmat janë që nuk do jetë shumë i lirë. Pritet të jetë një version më i lirë se iPhone X por jo model i lirë. Ka shumë zëra që thonë apple nuk ka kohën e duhur për ta lançuar këtë produkt sepse është konsumuar me versionin X. Një version koncept është ky.

Google Pixel 3

3 telefona google pixel pritet të dalin në tetor të këtij viti. Njëri nga ta do të jetë rivali i iPhone X.

Huawei P20

Në fillim pritej të dilte në shown MWC që bëhej në shkurt por më pas u lajmërua që do lançohej në një event në Parsi 27 Mars. Ky model do të jetë pasardhësi i telefonit kryesor të kompanisë P10. Një gjë të përbashkët me modelin P10 do të ketë chipin Kirin 970 që Huawei pretendon se jep performancë SPU më të mirë dhe harxhon më pak energji se shumica e chipave në qarkullim.

Microsoft Surface Phone

smartphonet e rinj ne 2018Ky është një telefon që përflitet prej 2 vitesh vetë pak më përpara u mësua që Microsoft po mbyllte telefonat e tij microsoft. Smartphone që pritet të nxjerë në 2018 është një patentë e re e cila presupozohet të jetë e përthyeshme. Të gjithë të apasionuarit e teknologjisë mezi po presin të dalë ky model. Ka shumë fjalë por pak dihet zyrtarisht. Akoma nuk dihet nëse do dalë por nëse shikon dritën e diellit atëherë kemi për të parë një telefon që përthyhet.

 

Nokia 9

Nokia ka nxjerë një vit përpara versionin e saj të parë Android. Tani po presim Nokia 9 i cili pretendohet të jetë më i miri për telefonat familjarë. Nokia 9 do jetë një përmirësim në parametra i Nokia 8 me ekran 5.7 polsh dhe 2 GB RAM më shumë procesor. Parashikohet dual kamera 13 mp dhe e çuditshmia është 13 mp kamera selfie.

One Plus 6

smartphonet e rinj ne 2018Kompania e telefonave që më përpara njihej vetëm nga geek tani do të bëhet shumë më popullore.

Versioni OnePlus 6 do jetë i fundit në linjën e telefonave premium që po rritet vazhdimisht dhe të tjerat do kalojnë në versione më të ulta.

Pasi ia kaloi Samsungut me pamjen e tij, tani pritet tia kalojë edhe iPhone X me opsionin Face ID . OnePlus po zhvillon versionin e saj të kësaj teknologjie. Edhe pse versionet e tjera OnePlus e përdorin këtë opsion, tek versioni 6 do të bëhet aq i sigurt sa të mund të përdoret edhe për pagesa nga telefoni.

Ajo që i karakterizon dhe do vazhdojë ti karakterizojë këto telefona është zmimi i ulët për parametrat që ofron.

Samsung Galaxy S9

Samsung Galaxy S9, çmimi dhe parametrat që pritet të ketë

Samsung Galaxy S9 Samsung pret të lançojë në datën 25 Shkurt Samsung Galaxy S9. Deri tani pritet që ky të jetë lançimi më i bujshëm i 2018 deri tani. Tashmë kanë filluar thashethemet të konkretizohen dhe të kemi të qartë çfarë mund të presim. Ftesat për eventin tashmë janë mbaruar..

0 comments

Samsung Galaxy S9 dhe S9 +

S9 do jetë një nga telefonat më të mëdhenj dhe më të mirë që do lançohen gjatë 2018 ashtu siç ka qënë edhe S8 per 2017. Pritet të ketë një njoftim për datën e lëshimit në fund të Shkurtit.

Të dy modelet pritet të kenë proçesorin 10nm (second-gen) Snapdragon 845 ose 8nm Exynos 9810. Do kenë një rritje në fuqi dhe RAM. Design nuk do ketë ndryshime të mëdha, shpresojmë edhe çmimi po ashtu.

10 librat me historitë më të bukura të dashurisë në të gjitha kohërat
Zgjidhja për më shumë memorje në telefonat pa vend për kartë micro SD

+ There are no comments

Add yours