Si të ruajmë baterinë në Samsung Galaxy S5

Si të ruajmë baterinë në Samsung Galaxy S5


//

Si të ruajmë baterinë në Samsung Galaxy S5

Për shkak të madhësisë së saj Galaxy S5 nuk ka një bateri të përshtatshme. Ai ka një bateri 2800 mAh, por ka fuqinë e një procesori 2.5 GHz dhe ekranin e saj të mrekullueshëm 5.1 inch 1080p Super AMOLED. Të gjitha këto kanë ndikim në baterinë e telefonit.

samsung galaxy s5

Të gjithë mund të përdorim Samung Galaxy S5 për të komunikuar me miqtë tanë, për të shpërndarë foto, për të luajtur lojëra, për të dëgjuar muzikë dhe për të lexuar artikuj të ndryshëm dhe kohëzgjatja mesatare e përdorimit të baterisë është një ditë. Dhe ky është një standard për smartphonet cilësorë të ditëve të sotme.

produkte unike per telefonat ne internet

10 produkte unike për telefonat që do ti gjeni vetëm online

Produkte unike për telefonat Telefonat janë bërë nga produktet më të rëndësishme që ne blejmë. Për këtë arsye aksesorët e tyre janë të shumtë. Siç e dini dyqanet Shqiptare lenë për të dëshiruar me shumëllojshmërinë e produkteve. Por kësaj vuajtje i ka ardhur fundi me fillimin e shitjeve online. Përveç..

0 comments

Nëse doni të zgjasni baterinë e S5 më shumë se një ditë ndiqni këto hapa të thjeshtë:

  1. Çaktivizoni 3G/4G, Vendndodhjen (GPS) dhe Bluetooth kur nuk i keni në përdorim.

I kemi dëgjuar dhe më parë këto këshilla të cilat vlejnë edhe për Galaxy S5. Mos u ndjeni në faj rreth përdorimit të internetit me shpejtësi të lartë duke sakrifikuar baterinë. Thjeshtë mos e mbani të hapur internetin kur nuk e keni në përdorim, si për shembull kur jeni në gjumë apo në ndonjë takim. Nëse nuk doni të çaktivizoni Vendndodhjen (GPS), vendoseni atë në power saving mode dhe ai do të përdoret vetëm kur është i nevojshëm për shembull gjatë navigimit (Navigation). Bluetooth është një “vrasës i heshtur” i baterisë.

  1. Caktivizoni Wi-Fi kur jeni jashtë.

Wi-Fi është kudo por për ju nuk është e nevojshme të lidheni automatikisht me çdo Wi-Fi që i kaloni pranë. Ajo çfarë bën telefoni juaj është që ai punon gjithsesi duke kërkuar në mënyrë konstante për tu lidhur me internetin dhe në momentin që e gjen do t’iu njoftojë. I gjithi ky proces konsumon baterinë. Kështu kur jeni në rrugë dhe e dini që po përdorni 3G/4G, thjeshtë çaktivizoni Wi-Fi.

  1. Zëvendësoni TouchWiz Launcher

TouchWiz zë shumë memorie në telefonin tuaj duke lëvizur tërë kohës në background dhe është i ngadaltë për disa njerëz. E gjitha kjo përkthehet në keq menaxhimin e baterisë. Për një menaxhim më të mirë të baterisë dhe në performancë më të mirë përdorni Nova Launcher. Ndonjë vlerë e shtuar? Ju mund ta personalizoni atë me ikona të personalizuara.

  1. Caktivizoni Preloaded Bloatware

Si të ruajmë baterinë në Samsung Galaxy S5Samsung ka përfshirë versionet e tij pothuajse për çdo Google App të para-instaluar.  Për sa kohë ju nuk mund të fshini asnjërin prej tyre, mund të çaktivizoni disa. Kjo përfshin Memo, ChatOn, Smart Remote, S Voice dhe madje S Health. Shkoni tek App drawer dhe shtypni gjatë secilin nga aplikacionet e mësipërme. Zhvendoseni aplikacionin në ikonën që lexon Çaktivizo

  1. Caktivizoni ose menaxhoni sinkronizimin e Background (Background Sync)

background samsung s5Dihet që sinkronizimin i Background është i rëndësishëm, por kur ndodheni në moment të vështira të baterisë zhvendosni poshtë “quick settings” dhe shtypni çaktivizimin e Sync.

Ju gjithashtu mund të shkoni tek Settings -> Accounts dhe të caktivizoni sinkronizimin për shërbimet që nuk doni shumë që të jenë në maksimumin e tyre.

  1. Analizoni dhe optimizoni jetën e batersië me Battery Doctor

Battery Doctor është një aplikacion që ofron një zgjidhje të përgjithshme për baterinë. Aplikacioni do të diagnostikojë çfarë po ndodh në telefonin tuaj, të tregojë çfarë nuk po shkon mirë dhe ofrohet për ta riparuar atë.

Duke përdorur këtë aplikacion, ju mund të fikni Data, Wi-Fi, GPS, të fshini aplikacione të background që po harxhojnë baterinë tuaj. Ai ka gjithashtu një opsion Kill All për të fshirë të gjithë aplikacionet që janë në punë.

Ajo çka ju duhet të bëni është të shkoni në seksionin e Rank dhe të shikoni se cili aplikacion po harxhon më shumë bateri. Shpesh herë aplikacionet harxhojnë baterinë e telefonit pa dijeni tuaj. Kur ta gjeni këtë aplikacion, ose fshijeni ose riinstaloheni.

Aplikacioni Battery Doctor gjithashtu ju lejon që të personalizoni mënyrën tuaj të përdorimit të baterisë (power saver mode). Konsumoni pak kohë për të optimizuar këtë seksion. Në qoftë se ju përkushtoheni, ju mund të keni më shumë opsione për të ndaluar aplikacionet që hapen automatikisht dhe gjithashtu të menaxhoni performancën e CPU. Por edhe pa përkushtimin tuaj, Battery Doctor do ju ndihmojë të përmirësoni jetën e baterisë së Samsung Galaxy S5.

Gjithashtu mund të përdorni aplikacionet Qualcomm’s BatteryGuru app ose Juice Defender që ofrojnë shërbime të ngjashme.

kode sekrete të samsung galaxy

Zbuloni kodet sekrete të Samsung galaxy

Kodet sekrete të Samsung galaxy Kodet sekrete të samsung galaxy janë kode që përfshihen numra dhe karaktere të ndryshme. Këto kode thjesht shtypen sikur do telefonohen dhe pastaj kryejn funksionin. Shumë prej jush edhe pse kanë vite që përdorin Galaxy nuk e dinin që ka disa kode sekrete. Ashtu siç..

0 comments
  1. Përdorni një Wallpaper të Zi.

samsung galaxy s5 backgroundSamsung Galaxy S5 ka një ekran Super AMOLED që do të thotë nuk ka nevojë të ndriçohen të gjithë pikselat e tij të zi. Ne e kontrollojmë ekranin tonë më shumë se njëqind herë në ditë. Kështu që zgjidhni një ekran të zi për lockscreen dhe  homescreen dhe ju do kurseni bateri. Shkoni drejtë një apliakcioni minimal të lockscreen si përshembull SlideLock  dhe ju do keni akoma më shumë bateri.

  1. Përdorni Samsung’s Built-in Power Saving Mode

Samsung ka menduar për këtë cështje dhe ka përfshirë dy tipare që do të sigurohen që ta mbajnë telefonin ndezur për disa orë (mbase dhe ditë) kur telefoni është në low battery.

Grayscale Mode

Siç u përmend më lart ekrani i Samung Galaxy S5 nuk ka nevojë të ndriçojë pikselat e tij të zi. Sa më pak piksela aktiv aq më shumë bateri e kursyer. Grayscale Mode e kthen ekranin tuaj në të bardhe dhe zi ku pikselat e zinj nuk përdorin energji fare.

 

Shkoni në menu Power Saving nga Settings, aktivizoni Power Saving Mode  dhe pastaj Grayscale mode. Sigurisht, ju nuk mund ta përdorni atë gjatë gjithë kohës por nuk është ide e keqe për sa kohë ju po lexoni mesazhe apo dicka tjetër.

Ultra Power Saving Mode

Nisur dhe nga emri, Ultra Mode kthen homescreen në grayscale, limiton përdorimin e aplikacioneve deri në gjashtë, caktivizon Wi-Fi dhe Bluetooth dhe fik Mobile Data kur ekrani është i kycur. Samsung thotë që bateria e tij do të zgjasë tre ditë në standby me vetëm 27% bateri.

Jeta e një telefoni Android është shumë subjektive dhe varet nga përdorimi i saj dhe stabiliteti i rrjetit.

Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6

Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6

Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6 Prej disa vitesh këto janë dy telefonat më të përdorur në treg. Në Shqipëri gjithsesi këto vazhdojnë të kenë edhe shitjet më të mëdha. Prandaj ne duam të rikthejmë në vëmendje dhe të krahasojmë kush ësht më i miri. Samsung Galaxy S6 apo iPhone..

0 comments

Artikulli origjinal eshte marre: guidingtech

Nuk doni te sakrifikoni asnje nga parametrat e telefonit tuaj? Atehere eshte e domozdoshme qe te mbani nje Bateri te jashtme me vete per te mbuluar nevojat sa here qe do jene. Keto bateri karikojne disa here telefonin tuaj, i mbani si rezerve baterie me vete. Mos u shqetesoni nuk eshte veshtire ti gjeni, sepse Dyqan Taxi i’ua sjell aty ku ndodheni, mjafton te dergoni nje mesazh dhe per pak ore e sjellin aty ku ju ndodheni.

bateri e jashtme, shitje online

Pajisja që duhet të keni gjithnjë me vete gjatë pushimeve verore
10 muzetë më të vizituar në botë

+ There are no comments

Add yours