Si të blesh të gjitha elektroshtëpiaket vetëm me një klik…Provoje tani

Si të blesh të gjitha elektroshtëpiaket vetëm me një klik…Provoje tani


//

Frigoriferi…magjia që freskoi botën. Lavatriçja…shpikja që ndryshoi jetën e grave. Televizori…zbulimi, pa të cilin jeta është e paimagjinueshme. OFERTAT… kënaqësia më e madhe për çdo blerës.

Si lidhen të gjitha këto shpikje së bashku? Në një ofertë fantastike! Në këtë konkurencë të madhe për ulje çmimesh, ne vlerësuam që ky është çmimi më okazion që kanë pasur ndonjëherë elektroshtëpiaket.

Aladini.al Frigorifer, lavatriçe, pianurë, furrë, televizorë, set 5 në 1 të gjitha për vetëm 99 990 lekë.

Një kombinim perfekt për disa pajisje të domosdoshme nga marka shumë të mira dhe për më tepër me dy vite garanci.

A e dini se kur u shpikën elektroshtëpiaket e para?

Lavatriçe

Ekzemplari i parë i makinës larëse u krijua në vitin 1767, nga një teolog nga Ratisbona, Jacob Christian Schaffern, ndërsa modelet e makinave larëse mekanike i takojnë fundit të shekullit XIX. Në të vërtetë, lavatriçja e parë u prezantua në SHBA në vitin 1907. Sigurisht, që nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite dhe sot nuk ka familje që nuk e disponon një të tillë, edhe pse nuk mund të jetë ndër modelet e fundit me USB apo dipozitivë Wi-Fi.

Frigoriferi

Përpara shpikjes së frigoriferit, njerëzit i mbanin ushqimet që prishen lehtë në akull ose borë, për t’i ruajtur sa më gjatë. Ruajtja e ushqimit duke e mbajtur atë në një gropë të mbushur më akull, është një art 4000-vjeçar. Vendet e ruajtjes së ushqimeve të ftohta ishin bodrumet, qilarët, apo shpellat veshur me dru ose kashtë dhe të mbushura me akull. Akulli merrej nga mali ose nga të korrat pranë lumenjve dhe liqeneve. Ai transportohej me blloqe të mëdha. Frigoriferi solli disa ndryshime te ushqime të tilla si mishi, peshku, vezët, qumështi, frutat dhe perimet, pasi ruajti shijen, ngjyrën dhe vitaminat e tyre.

Televizori

Pajisja e parë për televizionin mekanik u shpik në 1884 nga Paul Nipkov, një shkencëtar dhe shpikës gjerman. Por në vitin 1906 dy shkencëtarë në personin e Glaga dhe Max Dieckmann regjistruan zyrtarisht një patentë inovative (tuba e Broënit), e cila mund të transmetonte imazhin në një distancë. Tashmë në vitin 1907, Dickmann tregoi marrësin e parë televiziv, ekranin e të cilit kishte njëzet rreshta dhe një diagonale prej 3 inç.

Sa i përket transmetimit televiziv me ngjyra, u shfaq në Shtetet e Bashkuara në vitin 1953 pas krijimit të sistemit NTSC. Në të njëjtin vit në tregun amerikan filluan të shfaqen TV me ngjyra, të cilat ishin shumë të shtrenjta. Por gradualisht ata filluan të mbushnin shtëpitë e banorëve të SHBA, si dhe të vendeve të tjera në botë.

Pse duhet të bëni patjetër blerje këtë fundjavë?
Po kërkon një televizor Smart dhe ekonomik?

+ There are no comments

Add yours