
Si ta pastroni shtëpinë këto ditë izolimi ?
Merr vetem pak minuta, por pastrimi çdo ditë i ambientit ku ju rrini mund të bëjë një diferencë shumë te madhe në parandalimin e shërndarjes së virusit vrastar.

Kërkuam në internet për të gjetur mënyrat më të mira të pastrimit gjatë kësaj kohe që infeksioni është kudo. Kemi disa këshilla që do t’i japim në formën e pyetjeve:
Sa shpesh duhet të pastrojmë?
Çdo ditë në mënyrë të rregullt.
Funksionojne pecetat me solucion?
Po! Ju lutem sigurohuni që të gjeni detergjentë pastrues që e kanë në formulë largimin dhe zhdukjen 99% të papastertive.
Aksesoret që pastroni duhet të jenë të një cilësie maksimale, të pastrohen lehtesisht, të lahen, të thahen pas përfundimit të punës në mënyrë qe të largohen të gjitha mikrobet që kan mbartur gjatë kohës që kan pastruar.

Po sikur te pastroj vetem me ujë dhe sapun?
Është një mënyrë e mirë sipas ekspertëve edhe pse uji dhe sapuni nuk i vret të gjithë mikrobet mund të mbetet një zgjidhje e mirë për të larguar Covid 19.
Kush është sipërfaqja në shtëpi që duhet të kem në vëmendje për pastrim?
Të gjitha ato objekte, sipërfaqje apo vende të tjera qe ju dhe familja juaj prekni çdo dite dhe automatikisht lini shenjat e gishtërinjve. Tualetin mos e harro, pastroje të fundit.

• Dorezat e dyerve
• Çelesat e dritave
• Dorezat e mikrovales, sobes, frigroiferit
• Telekomanda
• Rubinetet
• Lavamanet
”Unë po përpiqem mos të bëhem paranojake por lani duart sapo të hyni në shtëpi nëse jeni në lëvizje dhe më pas pastro në mënyrë të shpejtë të gjithë sipërfaqet që ke prekur’’ u shpreh doktoresha epidermologe Kryssie Woods. Kjo është këshilla më e mirë për largimin e Covid 19.
A duhet të përdorim doreza?
Janë të këshillushme por në rast se nuk jeni rehat me to mos i vishni, mjafton të lani duart pas çdo pune. https://aladini.al/per-shtepine/pastrim/aksesore-pastrimi/doresa-1-perdorimshe-vileda-50-cope.html

Nëse vendos doreza a jam e detyruar ti laj ato pasi mbaroj pune?
Po në rast se do I përdorni sërish.Sigurohuni që të përdorni doreza të ndryshme për banjon dhe për dhomën
Ndonjë mënyrë tjetër si të qëndroj pastër shtëpia ime?
Sapo të hyni në shtëpi, hiqni këpucët,pallton , xhupin dhe shko me shpejtësi laj duart për 20 sekonda. Më pas sigurohu që të pastrosh sipërfaqet që prek dhe më pas të gjithë shtëpinë në mënyrë të rregullt

Gjithsesi sa më pak të dilni këto ditë nga shtëpia aq më e lehtë do të bëhet jeta juaj. Sigurohuni që të gjeni një mundësi që produktet që ju duhen t’i blini online. Duke klikuar tek www.aladini.al ju e merrni produktin në dorën tuaj në mënyrën më të sigurtë për ju duke qendruar ne shtepi. #rrineshtëpi sepse ata punojnë për ty.
+ There are no comments
Add yours