Si mund të përdorë më pak energji kompjuteri yt?

Si mund të përdorë më pak energji kompjuteri yt?


//

FATURA2
Kompjuterat nuk kanë pse të jenë vartës të energjisë, edhe pse shumë herë ata bëhen të tillë. Desktopat e fokusuar nga lojërat, që kërkojnë energji të lartë dedikuar harduerëve grafikë, janë ata që kërkojnë më shumë energji nga të gjithë. Ndërkohë që PC/LAPTOPI i vjetër shpenzojnë shumë më pak energji.

Kjo është shqetësuese kur ti duhet të vendosësh për qëllimin e përdorimit të PC/LAPTOPI, nëse e do thjeshtë për përdorim personal apo si server.

Por ka një zgjidhje! Nëse energjia elektrike të kushton shumë,  ti mund të kursesh para edhe duke blerë harduerë modernë dhe që kërkojnë përdorim të ulët të energjisë. Më poshtë do të shihni këshilla të shkurtra për të bërë të mundur që PC/LAPTOPI juaj të përdorë sa më pak energji elektrike dhe ju të kurseni sa më shumë :

  1. Mos përdorni ScreenSavers, mjafton vetëm që të vendosni Display në Poëer Off (pra ta çaktivizoni Dispaly) Është më mirë që PC/LAPTOPI juaj të mos e mbajë monitorin ndezur kur ju nuk jeni aty, prandaj vendoseni monitorin automatikisht në gjendjen “suspend” (ndërprerje) kur nuk po e përdor. Kështu ekrani s’do të përdorë fare energji edhe sikur të lëvizni mausin apo të klikoni në tastierë.
  2. Përdor Sleep dhe Hibernate Ju nuk duhet ta lini kompjuterin tuaj ndezur gjatë gjithë kohës. Por ju nuk dëshironi ta fikni sepse do të ktheheni sërish për të punuar në të! Atëherë gjithçka duhet të bëni është ta kaloni PC/LAPTOPI në gjendjen Sleep ose Hibernate për sa kohë ti nuk e përdor PC/LAPTOPI. Në gjendjen Sleep, PC/LAPTOPI juaj thuajse s’do të përdorë fare energji dhe mund të rikthejë desktopin me të gjitha aplikacionet aty ku janë lënë brenda 2 sekondave. Ndërsa në gjendjen Hibernate, PC/LAPTOPI juaj nuk do të përdorë fare energji, por do të marrë më shumë kohë për t’u rikthyer aty ku e latë. Në çdo rast, puna juaj do të ruhet dhe kursimi I parave do të rritet!sleep
  3. Përmirësoni PC/LAPTOPI në një SSD (bëni upgrade) Nëse kompjuteri juaj ende përdor një hard drive të vjetër mekanik, ai drive është edhe I ngadaltë edhe përdor më shumë energji sesa ata modern.Merrni në konsideratë të bërit Upgrade kompjuterit në një drive të gjendjes së ngurtë (SSD) për të ndërprerë përdorimin e energjisë dhe për të rritur performancën e sistemit.tip
  4. Ju mund të ruani energji me anë të menaxhimit të opsioneve të tjera në Settings–> Power Options
  5. Hiqni nga priza objekte periferike që nuk po I përdorni – si psh. Printerat, skanerat, etj.unplug
  6. Bli harduerë me përdorim të vogël të energjisë. Kërkoni në dyqane për pajisje që e kanë të shënuar këtë gjë.intel-nuc
  7. Mund të blini një pajisje tipike që monitoron sa energji harxhon çdo pajisje e lidhur me PC/LAPTOPI që përdor. Në këtë mënyrë ju do të mund të kontrolloni sasinë e parave që harxhoni për ato pajisje dhe të parandaloni shpenzimin e kotë.aparatKurseni pak energji çdo ditë për të bërë më shumë pushime në verë!

Telefoni I ri HTC ngjan me iPhone, por është shumë herë më I lirë!
Miqtë e tu postojnë foto në Facebook vetëm për të të bërë ty xheloz/e !

+ There are no comments

Add yours