
“Selfeet” – Trendi më i fundit në Instagram!
Shumë prej nesh kanë një llogari në Instagram dhe pëlqejnë të ndajnë momentet e tyre më të bukura me miqtë virtualë. Por krahas fotove tradicionale shpesh Instagrami ka pasur tendenca të ndryshme që janë përhapur shpesh në masë. Më e fundit është ajo që quhet “selfeet”.
Konsiston në fotografimin e këpucëve në një vend me pllaka të veçanta duke bërë kombinime ngjyrash. Në shumë pak ditë kjo tendencë është përhapur masivisht. Madje në Instagram është hapur edhe një faqe për këtë gjë e cila në pak ditë ka mbledhur rreth vetes më shumë se 600 mijë ndjekës. Çfarë prisni? Provojeni edhe ju një “selfeet”.
Burimi: Instagram
+ There are no comments
Add yours