
Samsung Galaxy S9, çmimi dhe parametrat që pritet të ketë
Samsung Galaxy S9
Samsung pret të lançojë në datën 25 Shkurt Samsung Galaxy S9. Deri tani pritet që ky të jetë lançimi më i bujshëm i 2018 deri tani. Tashmë kanë filluar thashethemet të konkretizohen dhe të kemi të qartë çfarë mund të presim. Ftesat për eventin tashmë janë mbaruar të gjitha. Eventi që do të zhvillohet është MWC 2018 shiko këtu faqen zyrtare.
Lançimi i S8 ishtë një sukses i vërtet duke e bërë telefonin më të mirë të 2017. Për këtë arsye duket që Samsung S9 nuk do të jetë një telefon që do të ripërcaktojë standartet e kësaj kategorie siç bëri S8 me ekranin e tij. Samsung S9 pritet të jetë i ngjashëm me S8 por me përmirësime të dallueshme.
E gjitha është tek kamera
I gjithë ndryshimi, përmirësimi dhe avantazhi këtë herë do të jetë tek kamera. Edhe pse Samsung S8 kishte një kamera fantastike dhe shumë më të mirë se konkurentët e tjerë sërisht nuk mjaftohet.
Nuk do të ketë përmirësime në pixel por do të ketë një teknologji të re filmimi super slow motion video. Gjithashtu pritet të jetë telefoni i parë me filmim HDR video capture.
Sipas zërave në event pritet të prezantohet një rikonceptim i kamerave të telefonave.
Flitet që samsung po punon në një opsion që e bën filmimin 1000 frame për sekondë që nëse është e vërtetë do ta bënte më të mirin në botë deri tani.
Do të ketë opsion që filmon normalisht dhe pastaj në një moment të caktuar e filmon me Slow motion.
Çmimi i Samsung Galaxy S9
Pritetë që Samsung S9 të ketë të njëjtin çmim me Samsung S8 në lançim. Diku tek 725$ i cili është një çmim i mirë për një telefon që pritet të jetë më i miri i 2018 sa pa dalë akoma S10.
Siç dihet telefonave Samsung ndryshe nga telefonat Apple iu ndryshon çmimi shumë shpejt. Pra nëse do prisni disa muaj çmimi do të bjerë me siguri. Shikoni çmimet e modeleve të vjetra sasmung (këtu) në shitje në Shqipëri si kanë rrënë ndjeshëm nga lançimi.

Zgjidhja për më shumë memorje në telefonat pa vend për kartë micro SD
Më shumë memorje në telefon Të gjithë do donim më shumë memorje në telefonat tonë. Megjithatë ka disa telefona që nuk kanë vend për kartë memroje. Për përdoruesit e tyre kjo nevojë bëhet shumë e madhe. Sapo fillojmë të shijomë kameran e telefonit mbaron memorja. Sot me aplikacionet dhe cilësinë..
Ekrani i Samsung S9
Pritet gjithashtu të ketë të njëtjin përamsë ekrani si S8 pra 5.8 polsh me disa përmirësime në cilësi. Shumë prisnin që të kishte skanuesin e dorës para në ekran këtë herë Samsungu por me sa duket sërisht nuk do ketë ndryshim.
Të tjera parametra
Për sa i përket baterisë pritet të ketë të njëjtën bateri si Samsung S8 pra 3000 mah.
Performanca nuk pritet të ketë një shtim të ramit. Procesori pritet të jetë Snapdragon 845 për USA dhe Exynos 9810 chipset për europë.
Pritet të ketë një përmirësim të skanuesit të syrit. Pritet gjithashtu të ketë përmirësim të ndjeshëm të boksit.

Smartphonat e rinj në 2018. Duhet të presësh apo të blesh tani
Smartphonat e rinj 2018 Çdo muaj do ketë modele të rinj në treg. Je i pavendosur të presësh apo të blesh një tani? Ja kalendari për smartphonat e rinj 2018 Shkurt 2018 • LG V30+a • Nokia 9 • Samsung Galaxy S9 • Sony Xperia XZ1 Premium • Xiaomi Mi..
+ There are no comments
Add yours