Rubinetë të pamundur tregojnë mundësitë e shumta të printimit 3D në metal
Duke përdorur një formë të vjetër të printimit në 3D në një formë tërësisht të re, American Standard, një kompani rubinetësh, ka prezantuar një koleksion rubinetësh të cilët mund të konsiderohen si vepra arti. Lazeri selektiv i skorjeve është një formë e printimit në 3D që përfshin përdorimin e lazerave të fuqishëm për të shkrirë pudrën metalike duke dhënë mundësinë ti krijosh forma të cilat do të ishin të pamundura për tu realizuar me material tradicionale. Ky proçes është bërë i njohur që në 1980 dhe printimi në 3D ka qënë gjithmonë i pranishëm në dizenjimin e rubinetëve, por American Standart deklaron që këto modele janë të parat të hedhura në treg krijuar me printim metalik. Gjithsesi, këto rubineta nuk janë aspak të lirë, çmimi i tyre varion nga 12,333 në 20,000 dollarë. Rubineti këndor është kryesisht tërheqës. Është krijuar për të imituar “eksperiencën e ujit”. Uji shfaqet si një ujëvarë nëpër shkëmbinj teksa bie në pellg. Krijuesit pëerdorën teknologjinë e quajtur CFD (Computational Fluid Dynamic) për të bërë funksionale secilin nga 19 gypat e rubinetit në mënyrë që efekti të ishte sa më real.
+ There are no comments
Add yours