Restoranti ku ushqimi dhe çdo gjë do të jetë 3D (VIDEO)
Në Londër do të hapet restoranti, i pari në botë ku çdo gjë, nga mobiliet tek ushqimi, është krijuar duke përdorur teknologjinë e printimit 3D. Mban emrin “Food Ink, është krijuar nga Antoni Dobrzensky dhe Marcio Barradas. Restoranti do të ofrojë disa lloje ushqimesh të printuara në 3D, me një çmim reth 330 dollarë për person.
Detajet e menusë janë rreptësisht të fshehta, por megjithatë drejtoresha e komunikimit në “Food Ink” tha se mishi është i nderlikuar për tu printuar për 2 arsye: shqetësimet sanitare dhe prodhimi i një strukture të mirëfilltë. Për të shtuar më tej këtë përvojë futuristike të ngrënies, të ftuarit do të mund të përdorin kufje të realitetit virtual dhe të dëgjojnë muzikë të bërë nga një kompjuter i inteligjencës artificiale.
Stampimi 3D, bashkohet dhe vendoset në një pjatë, ku njerëzit nuk janë të aftë që t’i prodhojnë me dorë. Për shefin e kuzhinës që punon në projektin,’ FoodInk’, është një mënyrë për të zhvilluar imagjinatën dhe krijimtarinë.
Ky restorant pritet të hapet edhe në qytete të ndryshme të botës: Berlin, Dubai, Seul, Tel Aviv, Toronto, Las Vegas, San Paolo, Parigi, Amsterdam, Toronto, Singapor, New York, Romë.
+ There are no comments
Add yours