
Restoranti I ndërtuar brenda një shpelle ofron një përvojë unike përgjatë Detit Adriatik
Hoteli Grotta Palasezze ndodhet në qytetin e Polignano a Mare, shtrirë përgjatë bregut lindor të Italisë me një pamje marramendëse të Detit Adriatik. Hoteli dhe restorantet janë gdhendur nga shkëmbinj gëlqerorë përgjatë brigjeve dhe sipas websitit të hotelit “Për më shumë se 250 vite, shpella ka qenë në qendër të festimeve të rajonit dhe ende sot mbetet një vend romantik e i veçantë për celebrimet dhe eventet tuaja.”
Përbrenda hotelit dhe palosur nga shkëmbinjtë italianë ndodhet restoranti The Summer Cave (Shpella e Verës). Ai ofron një përvojë ekskluzive të mbrëmjeve pë rata që nuk i kanë frikë lartësitë. Nën shoqërinë e një pamjeje fantastike nga Deti Adriatik, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë kuzhinën Italiane dhe të kenë një kujtim të vyer nga kjo shpellë e veçantë.
Nëse planifikoni të shkoni, mos harroni të prenotoni për sezonin veror, pasi ky restorant është I hapur nga Maji në Tetor.
+ There are no comments
Add yours