
Një tren që do të udhëtojë me shpejtësinë e zërit ???
Krijime të pabesueshme priten të ndodhin për fushën e transportit. Korea e Jugut synon që të krijojë trenin “ultra të shpejtë” i cili të mund të arrijë të transportojë pasagjerët me shpejtësinë e zërit.
Zyrtarët në Seul shpresojnë që ky tren të udhëtojë me shpejtësi më të madhe se 998 kilometra në orë, duke reduktuar kohën e udhëtimit nga një vend në tjetrin.
Nëse krijimi rezulton i suksesshëm, do ia kalojë trenit më të shpejtë aktualisht që udhëton me 431 km/h. Sipas “Korea Times”, treni do të jetë i shpejtë si një vetëtimë.
Shumë shtete të tjera si SHBA, Kanadaja dhe Kina janë në konkurrencë për të zhvilluar këtë teknologji të së ardhmes duke u bërë lider në tregun botëror.
+ There are no comments
Add yours