Nje informacion i detajuar mbi DRONET

Nje informacion i detajuar mbi DRONET


//
Produkti që ka revolucionizuar tërësisht mënyrën se si ne mendojmë për Videografine dhe Fotografinë, më shumë se çdo product tjetër në pesë vitet e fundit, dhe që nuk është prodhuar nga një komani qe prodhon kamera apo aparate fotografikë është Helikopteri me multi helika, i ashtuquajturi “DRONE”. Duket sikur ka dalë nga asgjekundi dhe ka kapur imagjinatën e të gjithëve . “Fëmija” që ndodhet brenda nesh vdes të shikojë ojekte të fluturojnë. “Kuriozi” që ndodhet brenda nesh do të dijë se si këto objekte fluturojnë. “Artisti” që ndodhet brenda nesh pëlqen të imagjinojë se çfarë lloj fotografishë të mahnitshme mund të bënte në qoftë se do kishite një aparat fotografik që mund të fluturojë.
DRONET janë helikopter model me telekomandë të cilët kanë më shumë se dy helika. Ka versione të ndryshme të cilët kanë tre-katër-gjashtë dhe tetë helika. Çfarë ka rëndësi për fotografët, është që Droni te jetë një platformë e qëndrueshme që mund të arrijë te fluturojë duke mbajtur pajisje si Kamera dhe “Gimbal” (një pajisje e domosdoshme për stabilizimin e kameras gjatë fluturimit) . Të transmetojë ose rregjistrojë videot ose fotot e bëra gjatë fluturimeve.
 
SIGURIA
Ne nuk mund të flasim në lidhje me Dronet pa folur më parë për sigurinë gjatë fluturimit. Këto objekte të mahnitshme janë lojra aq argetuese saqë është shumë e lehtë që të harrojnë se ata janë objekte të forta nganjëherë edhe të rënda, me helika që mund të prejnë ju ose ata rreth jush. Ka disa rregulla që duhet të ndiqen! Qëndro larg nga turmat, fluturo poshtë 100 metrave dhe të fluturoni rreth tre kilometra larg nga çdo aeroport. Dhe me e rëndësishmja MOS fluturoni siper kokave të njerëzve te cilët nuk e kanë vemendjen. Në Shqiperi dhe sidomos në qytetet më të mëdha, për fatin e keq nuk ka vende publike të cilat kanë hapsira të hapura dhe të sigurta për këtë lloj argëtimi. Por vende të përshtatshme mund të konsiderohen zona e Liqenit Artificial, fusha e gjelbërt tek Sheshi Skenderbeu, apo ndonjë fushë futbolli e cila nuk është për momentin në përdorim. Instinkstivisht mund t’ju shkoje mendja për ndonjë parking të hapur, por nuk këshillohet te filloni një sherr pasi te keni thyer xhamin e shtrenjtë të një Porsche Cayenne J. Megjithatë jashtë qyteteve ka plot vende te përshtatshme dhe panorama perfekte për të ushtruar kreativitetin dhe aftësitë tuaja si pilot.
PRAKTIKIMI dhe FLUTURIMI
Do mendoni që është shumë e thjeshtë të fluturoni një Drone. Fluturimi i parë me një Drone mund të zgjasë ndoshta vetëm pak sekonda duke e përplasur Dronin disa herë. Mos lejoni që kjo gjë t’ju dekurajojnë . Është si çdo gjë tjetër. Vetëm praktika ju bën të përsosur. Unë ju sugjeroj të  bleni një të vogël, të lirë dhe me të cilin ju mund të mësoni të fluturoni Dronet. Është më mirë të përplasni një lodër të vogël, të lehtë që do të përplaset ne bar ose ne tokë i padëmtuar, se sa të përpiqeni të mësoni fluturimin me një diçka në të cilën ju keni investuar shumë para.
Shmangni kushtet atmosferike me erë të fortë. Ju duhet të filloni fluturimin “poshtë dhe jo me shpejtesi” dhe vetëm të mësoheni të fluturoni Dronin që të qëndrojë në një vend. Atëherë ju duhet të merrni kohën e duhur duke lëvizur ngadalë larg jush dhe pastaj djathtas dhe majtas. Pasi tja keni marrë dorën me  këto lëvizje, gjërat bëhen me të vërtetë interesante kur ju të përpiqen për ta fluturuar dronin me në drejtim të kundert dhe përballë jush. Në këtë pikë, të gjitha komandat janë kthyer në të kundërtën.
Ju do konsumoni shumë bateri duke praktikuar para se ju të keni memorizuar mirë në kujtesën tuaj komandat. Është shumë emocionuese kur ju të bleni një nga këto drone, por ju nuk do të kënaqeni aq shumë kur ju do e thyeni atë, apo do lëndoni dikë. Kështu që praktika dhe kujdesi janë esenciale në fazën fillestare.
Modelet baze te keshilluara
Lista e mëposhtme është vetëm një listë e shkurtër e droneve të cilat janë në treg, kemi përzgjedhur për ju disa modele.
Drone HT Pro me 2MP Video Kamera nga Hong Tai është dron i lirë me një kamera video HD të montuar në të. Vjen me gjithçka që ju nevojitet, duke përfshirë telekomandën, helika rezerve, dhe një bateri që do t’ju japë rreth tetë minuta kohë fluturimi. Me ngarkuesin USB të përfshirë i duhen rreth 120 minuta për tu karikuar, kështu që këshillohet të blini disa bateri rezervë në qoftë se ju doni të bëni disa fluturime njëherësh. Është shumë argëtues. 
Kliko ketu per te pare produktin
Droni ka katër mbrojtëse për helikat. Kamera filmon videon me cilësi 720p. Ky drone është i përshtatshëm për te filluar praktikimin e flururimit. Nuk është i shtrenjtë dhe ka pjeasë këmbimi te cilat mund ti blini në rastet e dëmtimeve.
Drone UDI RC është një tjetër kit plotë me katër helika te mbrojtura dhe ju jep një kohë fluturimi rreth nëntë minutash. Bateria karikohet gjithashtu per 120 minuta. Është i pajisur me kamera dhe karte MicroSD per rregjistrimin e Videove tuaja. Qëllimi i vërtetë këtu është trajnimi. Cilësia e videos shumë të ngjarë të jetë me shumë të dridhura dhe e çrregullt dhe në qoftë se ju jeni ne fazën e parë të fluturimit.
Kliko ketu per te pare produktin
Fluturimi është i përsosur . Distanca e komandimit eshte 30-60 metër largësi fluturimi.
Fluturimi 4 kanalesh lejon motorët për të rregulluar dhe për të stabilizuar dronin ne rastin e spostimit te erës. Sa i përket shpejtësisë ky drone është mjaft i shpejtë dhe shumë i komandueshem. Nëse ju doni të bëni ndonjë permbysje ne ajer te dronit, ju duhet ta ngrini një lartësi 10 – 15 metra për te mos goditur token. Persa i perket përballimit te eres, ju do të duhet të jeni një pilot stervitur për t’i bërë ballë erërave të madha se 5 – 10 kilometra në orë . Pesha të lehte dronit nuk lejon perdorimin e tij kur ka ere me shpejtesi te madhe.
 
DRONE Phantom është një nga modelet më interesante në treg. Një imitim i modelit të famshëm Phantom 2, por skeleti i tij është më i vogël. Kamera është HD me një rezolucion 1600 x 1200 dhe bën filmime me të vërtetë fantastike duke u krahasuar me cmimin që ka. Koha e karikimit të baterisë është 90 minuta dhe nje kohe fluturimi rreth 9 minutash. Distanca e komandimit shkon diku tek 80m. Jo keq për një drone kaq të lirë. Prodhuesi ka përfshirë në paketë edhe 4 helika reserve në rastin e thyerjes së tyre, megjithëse helikat e dronit jane te mbrojtura.

 

 

Kliko ketu per te pare produktin tek dyqantaxi
 
DRONE WALKERA vjen nga nje prodhues me reputacion të mirë i cili po konkuron me liderët e kesaj industrie. Walkera shquhet për stabilitetin dhe cilësine e prodhimeve të saj. Ky drone është relativisht më i vogel në përmasa se modelet paraardhëse, megjithatë është shumë i fuqishëm. Droni ështe i vecantë meqenese komandohet me anë të smartphone. Mund të shkarkoni aplikacionin “WK-Remote” për ta komanduar atë. Kamera ka një cilesi të pranueshme dhe komandohet gjithashtu nga Smartphone. Koha e fluturimit është rreth 10 minuta. Karikimi është më i shpejtë se modelet e përmendura më lart, rreth 60 minutash. Eshte mjaft rrobust dhe stabël në fluturim.
 
Kliko ketu per te pare produktin tek dyqantaxi
 
 
Me shume informacione mbi drone profesionale do te nxjerim ne vazhdim. Nderkohe ju mund te shikoni te gjitha llojet e droneve qe ofron Dyqan Taxi duke klikuar ketu
Kompania që po i çudit të gjithë
Kjo makine u shit per 15 milion $

+ There are no comments

Add yours