Një fugon pa shofer, për të dërguar porositë në shtëpi

Një fugon pa shofer, për të dërguar porositë në shtëpi


//

Harrojeni dronin, tani një fugon pa shofer mund të cojë produktet që ju dëshironi në një adresë të caktuar.

Në Angli është testuar një furgon pa shofer i cili është projektuar për të ofruar mallra në distanca të shkurtra.  Prodhimi  i CargoPod ishte pjesë e një projekti më të gjerë kërkimi me vlerë  8 milion paund, për teknologjinë pa shofer. Projekti mban emrin, CargoPod elektrike dhe ka  shpejtësi maksimale prej 25 milje në orë dhe mund të bëjë 18 milje në një ngarkesë të vetme të baterisë.

Kur bëhet dorëzimi, makina ndal dhe një nga numrat e dyerve ku qëndrojnë arkat  ndizet për të treguar se ku janë ruajtur mallrat. Dera do të hapet atëherë kur marrësi shtyp një buton.

Shefi i kompanisë Oxbotica, kompani e cila zhvilloi automjetin bëri të ditur se është zgjedhur që këto mjete të punojnë në mjediset ku nuk mund tw futen automjetet e mëdha.

Sipas njoftimeve tw kompanisw pritet qw gjatë dy ose tre viteve të ardhshme do të shihen me shumë automjete të tilla në rrugët e Londrës që do të përdoren nga kompanitë shpërndarëse.

Zona e Greenwich u përdor si një vend testimi, shpejtësia e furgonit u vendos në 5 milje në orë dhe dy persona ishin brenda për arsye sigurie. Ajo u pajis me tre sensorë (lazer) dhe një kamerë stereo, si dhe sensorë standardë të përdorur në automjetet moderne. Kur bëhet dorëzimi, makina ndal dhe një nga numrat e dyerve ku qëndrojnë arkat  ndizet për të treguar se ku janë ruajtur mallrat. Dera do të hapet atëherë kur marrësi shtyp një buton.

Burimi: mashable.com

FOTO QË TREGOJNË KU JETOJNË LIDERAT E BOTËS
Porsche prezanton makinën më të shpejtë

+ There are no comments

Add yours