Zgjidhja për më shumë memorje në telefonat pa vend për kartë micro SD
Më shumë memorje në telefon
Të gjithë do donim më shumë memorje në telefonat tonë. Megjithatë ka disa telefona që nuk kanë vend për kartë memroje. Për përdoruesit e tyre kjo nevojë bëhet shumë e madhe. Sapo fillojmë të shijomë kameran e telefonit mbaron memorja. Sot me aplikacionet dhe cilësinë e fotove të gjithë kemi nevojë për më shumë memorje në telefon. Më poshtë po listojmë disa prej mënyrave më të lehta që sot gjenden në treg.
i-USB
Është koncepti i ri i USB-ve në treg. Kjo USB lidhet lehtësisht me çdo telefon dhe me kompiuterin tuaj. Është e konceptuar USB për telefona por ka edhe një fishë OTG për ta lidhur me kompiuterin.
Lehtësisht mund të mbani materiale, foto, video etj tek kjo USB. Ta kaloni nga një telefon tek tjetri ose tek kompiuteri. Sot edhe në shqipëri ka një varietet të lartë të këtyre i-USB deri në 128 GB kliko këtu për ta parë.
DUAL USB
Është tipi i USB që në njërën anë ka hyrje USB në tjetrën mini USB. Kjo mund të përdoret lehtësisht për të dyja përdorimet.
Ndryshimi nga i-USB është që kjo formë USB nuk përshtatet me iPhone. Gjithashtu disa modeleve të telefonave nuk iu përshtatet duke qënë se përdorimi kryesor i saj është menduar për kompjuter. Megjithatë kohët e fundit versionet janë përmirësuar dhe markat më të mira po prodhojnë të tilla USB kështu ndryshimi do jetë i papërfillshëm.
Hile për Androidin tuaj që do ju përmirësojnë telefonin
Hile për Androidin Aktivizo opsionin developer Një nga hiletë më të njohura për android është pikërisht opsioni developer. Nuk kishim si të mos e vendosnim në këto hile. Është një nga hiletë më të nevojshm për një person që do të bëjë diçka ndryshe me androidin e tij. Si ta..
Adaptor OTG
Ky është një kabull që ju lejon ta lidhni telefonin tuaj me çdo lidhje normale USB. Nuk do të kini memorjen që ofrojnë dy USB më sipër por do mund të përdorni ato që kini kështu do kurseni shumë. Sot adaptorët OTG janë në forma dhe lloje të ndryshme.
Disa me fishë si kjo këtu
Disa si mini USB si kjo këtu, ka edhe adaptor të tipit C si kjo këtu
Përdor më pak memorje pa sakrifikuar ato që ju duhen
Sot telefonat vinë me një numër të madh aplikacionesh të instaluara. Gjithashtu ne priremi të instalojmë shpesh aplikacione edhe që nuk i përdorim më pas. Edhe pse kjo ndodh, shumë nuk e mirëmbajnë memorjen e telefonave të tyre duke fshirë programet e tepërta deri sa mbushet plot. Pastrimi i telefonit është metoda më e lehtë dhe shumica e bën megjithatë ka shumë që sërisht nuk e bëjnë. Kur mbushet plot mënyra e parë që bëni është të fshini fotot që zenë më shumë vend. Kjo nuk është zgjidhja më e mirë, ne mendojmë që fotot nuk përsëriten dhe duhet të jenë te fundit që fshihen. Nëse kontrolloni dhe fshini aplikacionet e tepërta do do fshini më pak foto ju sigurojmë.
Ulni rezolucionin e fotove tuaja. Shumë telefona të rinj kanë një rezolucion spektakolar, sa e bën të panevojshëm aparatin fotografik. Megjithatë ky rezolucion vjen me një kosto, dhe shumicën e rasteve nuk është i nevojshëm. Nëse ne nuk do ti zmadhojmë fotot shumë apo nuk do ti printojmë rezolucioni maksimal është i panevojshëm. Ju mund të përfitoni cilësi të njëjta fotosh edhe me rezolucion më të ulët por do shpenzoni gjysmën e memrojes së telefonit në bëni këtë.
Fshini dosjet e panevojshme, smartphonat e sotëm priren të mbajnë shumë memorje të përkohëshme.
Përdorni programet cloud
Për më shumë memorje në telefon sot egzistojnë programet cloud të cilat shërbejnë pikërisht për këtë. Gjithçka ju mbani në këto programe nuk ze memorjen e telefonit tuaj por ze memorjen e llogarisë tuaj në atë program. Sot ka shumë kompani që ofrojnë memorje në cloud, disa telefona i kanë tashmë të instaluara kur blihen ju duhet vetëm të hapni llogari.
Kush është më i mirë Iphone 8 apo Samsung S8
Kush është më i mirë iPhone 8 apo Samsung S8 Këto dy janë telefonat më të përfolur dhe të kërkuar për 2017 dhe me siguri për një pjesë të madhe të 2018. Megjithatë gjithmonë konsumatori ka dilemën për të zgjedhur, iPhone 8 apo Samsung S8. Kjo sepse të dy telefonat..
+ There are no comments
Add yours