
Markthal Marketi gjigand i ushqimit në Rotterdam
Më pëlqen jashtëzakonisht shumë kjo hapsirë e dedikuar për ushqimin në Rotterdam, ose siç quhet ndryshe “Markthal”. Kjo ndërtesë gjigande, e hapur në 2014 nga Queen Maxima, është shndërruar në shtëpinë e shumë dyqaneve të vogla apo të mëdha ushqimesh duke varjuar nga petullat Amerikane apo tapas Spanjolle, deri tek ushqimi Kinez dhe Surinamez (sanduiçët Surinamezë janë fantastike). Një vend i shijshëm për tu vizituar dhe tashmë i votuar nga The Guardian si një nga 10 pikat gastronomike më të mira në Europë. Nëse ndodheni pranë Rotterdam nuk mund tia lejoni vetes ta humbisni.
+ There are no comments
Add yours