
LG prezanton robotin që do të bëjë punët tona të përditshme dhe TV e hollë sa një letër muri
Njerëzit mund të mirëpresim një robot revolucionar, në qoftë se ata janë të dizajnuar për të bërë punët tona. LG prezantoi të mërkurën në CES 2017 një koleksion robotësh të rinj, duke përfshirë edhe një robot që bën punët e kopshtit pa bërë llafe.
Roboti është i pajisur me sensorë të vendndodhjes për të njohur kufinjtë ose objekte të tjera që has gjatë rrugës së tij. LG nuk ka dhënë hollësi mbi çmimin ose se kur roboti do të jetë në dispozicion, por theksoi fokusin e tij tek robotët në vitin në vazhdim.
Megjithatë, produkti që mori më shumë vëmendje në konferencën për shtyp nuk ishte një robot por : një TV aq i hollë sa duket si një letër muri.
Seria e TV “W” u prezantua dy vjet më parë si një model koncept, por mendohet se ajo do të mbushë dyqanet në fund të këtij viti. Ai do të kushtojë “një mijë apo dy mijë” më shumë se TV OLED i cili u paraqit vitin e kaluar, dhe fillon nga $ 8,000.
Seria e TV “W” vjen me dy madhësi të ndryshme ekrani OLED: 65 inç dhe 77 inç.
LG deklaroi gjithashtu se të gjitha pajisjet që do të vijë në vazhdim do të kenë mundësi të lidhen me Wi-Fi, duke përfshirë një frigorifer të ri me një panel prekje Android.
Kompania vazhdon të përqafojë gjithashtu hapësirat e zgjuara në shtëpi. Roboti më i ri LG Hub, folësi i zgjuar – është në dispozicion në madhësi të vogla dhe të mëdha – kontrollon produktet e lidhura me internetin si drita, luan muzikë dhe vepron si një asistent personal.
Ju tingëllon e njohur? LG është marka e fundit, së bashku me Google dhe Lenovo , të cilat tani janë duke konkurruar me pajisjen popullore të Amazon “Echo”.
Por roboti LG Hub duket pak më ndryshe. Roboti i bardhë përmban një ekran xhami e cila duket si një fytyrë me sy që ju shikon teksa merr kerkesat tuaja. Megjithatë ai nuk ka zë të vetin dhe mbështetet në Amazon Alexa për të kryer veprimtari, si për shembull të luajë muzikë.
LG gjithashtu ka testuar një seri të robotëve të projektuar për të pastruar dysheme dhe tju shoqërojë nëpër hapësira publike, si në aeroport etj. Sipas kompanisë, ju mund të skanoni fletëhyrjen nëpërmjet Airbot dhe ai do t’ju tregojë detaje në lidhje me portën tuaj ne aeroport dhe çfarë moti është në destinacionin tuaj.
+ There are no comments
Add yours