Krijohet droni i parë nënujor (VIDEO)
Krijohet droni i parë, për tu përdorur në një mjedis nënujor. Është i vogël dhe mund të kontrollohet me atë të një telefoni apo tableti. Mund të marrë pamje të mrekulueshme nga thellësia e detit në format HD. Droni është i aftë të zhytet deri në një thellësi prej 30 metrash dhe ka një rreze qarkullimi prej 30 metrash nga qendra e kontrollit.
Është quajtur Fathom One, dhe kushton rreth 600 dollarë.
Ky dron mund të përdoret edhe për funksione të tjera, për inspektimin e kabujve dhe tubave nënujorë të dëmtuar, në operacionet e kërkimit, të studimeve shkencore apo thjesht për argëtim.
+ There are no comments
Add yours