
Kërkojmë frikë dhe e gjejmë tek lojrat Horror
Përse vazhdojmë të luajmë lojra elektronike të konceptuara për të na tmarruar? Ashtu si filmat dhe librat horror, ato na japing të njëjtën kënaqësi të të frikësuarit veten. Personazhe monstruoze dhe të tmerrshme, të programuar për të sfiduar dhe shkatërruar lojtarin, na japing pikërisht atë që në mënyrë të pavetëdijshme po kërkojmë, dëshirën për tu frikësuar e cila i shtyn lojtarët të zhyten në botë të tilla virtuale. Deri tani nuk ka patur asnjë studim se si natyra e ketyre lojrave horror ndikon tek ne, apo se deri në ç’gradë shkon frika jonë duke përjetuar keto eksperienca. Studiuesit Tereza Lunch dhe Nicole Martins nga Universiteti i Indiana-s publikuan një studim të frikës duke testuar 269 studentë të cilët luanin lojra tipike horror si Resident Evil apo Silent Hill. Ato aplikuan tek lojrat horror të njëjtën metodë të matësit të frikës që përdoret nëpër filma apo televizione. Pjesmarrësit u morën në pyetje në lidhje me lojrat qe ata luanin, sa shpesh i luanin, perceptimin e tyre mbi lojrat horror dhe se si tingujt apo efektet grafike influenconin në frikën që ata përjetonin gjatë kësaj experience. Më shumë se gjysma e pjesmarrësve përjetonin frikë gjatë lojës dhe rreth 40% e tyre pranuan që kjo ishte një ndjesi e pëlqyeshme. Studimi është një hetim tërheqës që rrëfen përse ne dëshirojmë të luajmë të tilla lojra dhe se çfarë apo sin a bëjnë ato të ndjehemi.
+ There are no comments
Add yours