Kamioni i Samsung ju shfaq udhëtarëve rrugën që kanë përpara

Kamioni i Samsung ju shfaq udhëtarëve rrugën që kanë përpara


//

Kamionët janë pengesa të rrezikshme dhe stresuese kur shoferi përpiqet të parakalojë, ndaj Samsung ka krijuar një mënyrë fantastike për ti bërë gjërat edhe emë të thjeshta për shoferët duke instaluar një ekran gjigand tek pjesa e pasme e kamionit që shoferët pas tij të mund të shohin rrugën. Sipas Samsung, pothuajse çdo një orë dikush vdes në një aksident rrugor në Argjentinë ndaj nevojshmeria për diçka të tillë është e madhe. E kanë quajtur “Safety Truck” dhe ka një system të thjeshtë funksionimi: Një kamera e vogël është e vendosur në pjesën ballore të mjetit për të filmuar rrugën live dhe imazhi përçohet duke u shfaqur në ekranin e pasëm. Stereotimi i parë është testuar tashmë, edhe pse nuk ka modelë të tjerë nëpër rrugë. Momentalisht Samsung po bashkëpunon me qeverinë për të gjetur zgjidhjen më të mirë që parandalon aksidentet rrugore. Deri tani, Samsung ka demostruar që ky sistem është funksional dhe pa asnjë dyshim është ndihmues në shpëtimin e jetëve të shumë udhetarëve.

Rubinetë të pamundur tregojnë mundësitë e shumta të printimit 3D në metal
Projektori i biçikletës mund tju shpëtojë jetën

+ There are no comments

Add yours