
Ja si ti mbani fëmijët të angazhuar gjatë ditëve të izolimit
Të gjithë prindërit po shqetësohen këto ditë izolimi për fëmijë e tyre. Si ta kalojnë kohën në mënyrën më të mirë të mundshme? Cilat lodra duhen? Po libra?

Te gjithe po përpiqen të mbajnë të angazhuar fëmijët dhe mos të lejojnë që rutina të përfshijë diten e tyre gjatë jetës së mbyllur. A ka ndonjë axhendë ose një ndihmese fare të vogël për kto prindër?
Në këtë artikull jemi munduar të lehtësojmë disi të gjithë ato mama dhe baballarë të cilëve ju duhet të punojnë nga shtëpia por njëkohësisht edhe të rrisin fëmijët e tyre dhe t’i shpjegojnë atyre situatën.

Fillimisht përcaktoni një axhendë
Përpiquni të rrini sa më shumë me to, të kaloni sa më shumë kohë të jetë e mundur duke I dhënë përqafime duke I inkurajuar për atë që ata preferojnë apo duan të bëjnë. E thjeshte apo jo?

Krijo sa më shumë!
Bëhu kreativ, ose bli për të lodra që kanë aftësinë të zhvillojnë kreativitetin dhe mënyrën e të menduarit

Këto lojra nuk kanë lidhje me tekonologjinë dhe gjithçka, çdo pjesë e tyre ka të bëjë me lejimin dhe ndikimin e zhvillimit tek fëmija, për të krijuar botën e tyre. Ja cilat disa nga lodrat e drurit, të rekomanduara për fëmijët e moshave Një lojë druri, e cila ndihmon për njohjen e ngjyrave dhe formave nga fëmijët. Përbëhet nga dru gome, i një cilësie të lartë. Është e përshtatshme për fëmijë mbi 18 muajsh. Përfitimi: Zhvillon aftësitë motorike dhe gjatë lojës mund të kuptoni disa cilësi të fëmijs si durimi, këmbëngulja dhe shkathtësia

Ndërtoni së bashku Puzzle/Lego
Janë mënyra më e vjetër por më e mirë dhe argëtuese për fëmijën. Koha e kaluar duke ndërtuar një Lego është më besoni shumë e vyer. Bëj një konkurs me fëmijën kush e ndërton më shpejt

Vendosi fëmijës një qëllim
Ashtu sikurse të rriturit edhe fëmijët kanë nevojë për motivim dhe arsy për të të përmbushur një qëllim. Një libër ose një bllok me ngjyrosje për më të vegjëlit do të ishte një ide shumë e mirë.

Fëmijët e adhurojnë të luajnë ‘’Me role’’
Ka plot lodra që nënkuptojnë profesionet, si përshëmbull kutia e mjekut, kuzhina e Frozen apo reparti I ushtarit që mund t’ju ndihmojnë.
Kështu në kuadrin e lojës ju mund ta merrni fëmijën t’ju ndihmojë të gatuani së bashku dhe më pas të shtroni tavolinën për famijen. Kjo do të ishte nje ide fantastike pasi kështu ai/ajo do të kuptojë rëndësinë e bashkëpunimit sin ëfailje në punë në jete e kudo.

Beni ushtrime fizike me to

Lëre të argëtohet sipas mënyres së tij
Kujdesu edhe që fëmija të jetë I lirë gjatë ditës, të bëjë atë që I pëlqen më tepër. Ndiqeni me vemendje pasi mund te zuloni deshirat dhe aftesite e tij.

Të shikojë një program televizv për moshën e tij apo dhe të luaj një lojë me kompjuterin. Por mos harroni që koha me kompjuterin tabletin apo telefonin duhet të jetë shumë me e kufizuar se me lodrat e tjera.
Një këshillë e vlefshme për të gjithë: Shijojeni sa më shumë këtë kohë me të vegjëlit tuaj, ata një ditë do të rriten dhe këto ditë do të jenë kujtimet më të bukura ndonjëherë. Famila, fëmija dhe shëndeti janë e vetmja pasuri.

+ There are no comments
Add yours