Kush është më i mirë Iphone 8 apo Samsung S8
Kush është më i mirë iPhone 8 apo Samsung S8
Këto dy janë telefonat më të përfolur dhe të kërkuar për 2017 dhe me siguri për një pjesë të madhe të 2018.
Megjithatë gjithmonë konsumatori ka dilemën për të zgjedhur, iPhone 8 apo Samsung S8. Kjo sepse të dy telefonat janë mbreslënës. Të dy markat kanë punuar për të ofruar më të mirën në treg.
Ne do përpiqemi të bëjmë një analizë objektive të këtyre dy modeleve.
Krahasimi me çmimin
Apple njihet për çmimet e saj më të shtrenjta në treg. Sot një iPhone 8 gjendet me rreth 100.000 Lekë. Kurse Samsung S8 gjendet me rreth 80.000 Lekë. Një diferencë jo e vogël si në % ashtu edhe në vlerë.
Një gjë është e sigurt për çmimet e këtyre produkteve. iPhone do të qëndrojë me çmimin më stabël se Samsung. Nga historiku telefonave Samsung iu bie vlera më shpejt se telefonave Apple.
Shikoni çmimet e modeleve te vjetra të këtyre dy markave këtu
Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6
Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6 Prej disa vitesh këto janë dy telefonat më të përdorur në treg. Në Shqipëri gjithsesi këto vazhdojnë të kenë edhe shitjet më të mëdha. Prandaj ne duam të rikthejmë në vëmendje dhe të krahasojmë kush ësht më i miri. Samsung Galaxy S6 apo iPhone..
Krahasimi me parametrat
Ekrani
iPhone 8 – 4.7 polsh LCD kurse Samsung S8 – 5,8 polsh Super AMOLED
Rezolucioni
iPhone 8 – 1334*750 (326 ppi) kurse Samsung S8 – 2960*1440 (570 ppi)
Kamera
iPhone 8 – Ballore 7 MP, kryesore 12 MP kurse Samsung S8 – Ballore 8 MP, kryesore 12MP
RAM
iPhone 8 – 2 GB kurse Samsung S8 – 4 GB
Performanca
iPhone 8 -Hexa Core kurse Samsung S8 – Octa Core
Dizajn dhe parametrat fizikë
iPhone nuk ka ndryshuar shumë nga iPhone 6, pamja e tij ngelet pothuajse e njëjtë. Samsung ka futur shumë risi të cilat mund ti përafrohen me iPhone X i cili është shumë më i shtrenjtë se versioni që po krahasojmë.
Samsung ka zgjeruar ekranin në gjithë sipërfaqen e telefonit dhe kjo i ka dhënë një cilësi superiore ndaj telefonave të tjerë në kohën kur doli në treg. Gjithashtu harkimi i pjesës anësore i jep një thellësi dhe pamje edhe më të bukur këtij telefoni. Edhe pse Samsung ka ekran më të madh nga këto karakteristika nuk e bëjnë shumë më të madh në përmasat e jashtme.
Të dy telefonat janë kundra ujit dhe baltës kështu do ju lejojnë ti përdorni pa u friksuar gjatë kohës me shi apo në plazh.
Ekrani
Iphone ka mbajtur ekranin 4.7 polsh me rezolucion 1334*750 i cili ka që prej iPhone 6. Ka shtuar gjyrat dhe përmirësuar tonet por jo ndonjë ndryshim i dallueshëm lehtë. Në kontrast Samsung ka shtuar parametrat dukshëm nga ekrani tek rezolucioni dhe ngjyrat. Madhësia 5.8 polsh dhe rezolucioni 2960*1440. Ekrani i Samsung është një nga karakteristikat më të dashura për këtë telefon.
Procesori dhe bateria
Në këtë pikë iPhone ka avantazh me chipin e saj A11 bionic. I njëjti si tek iPhone 8 Plus dhe iPhone X. Ky është një nga procesorët më të mirë të parë deri tani tek ndonjë telefon. Duke i shtuar Hexa Core ky procesor ka mundur çdo telefon tjetër android dhe çdo pajisje tjetër apple. Bateria edhe pse më e madhe tek Samsung do të ketë një performancë të njëjtë tek dy telefonat.
Kamera
Tek kjo parametër Samsungu S8 ka një nga kamerat më të mira sot në botë. Ndërkohë iPhone 8 ka pothuajse të njëjtën kamera si iPhone 7. Të dy kanë të njëjtën mega pixel tek kamera parësore. Tek kamera ballore Samsung S8 ka 8 MP kurse iPhone 8, 7 MP
8 aksesorët e nevojshëm për smartphonin tuaj
Aksesorët për smartphone Sot komunikimi përmes telefonave celularë është bërë një pjesë e pandashme e jetës dhe e kemi thuajse të paimagjinueshme se si mund të ishte jeta jonë pa smartfonin që e kemi gjithnjë me vete. Ai na mundëson lidhjen në kohë reale me familjarët, miqtë dhe kolegët tanë..
Përfundimi iPhone 8 apo Samsung S8
Sigurisht për përdoruesit e Apple karakteristikat e Samsung pothuajse nuk ndikojnë. Ata janë mësuar me apolikacionet që këto telefona ofrojnë dhe do duan kohë të ndryshojnë markë pavarsisht karakteristikave.
Nga ana tjetër nëse jemi realist Samsung ka superior të gjitha karakteristikat dhe çmimin shumë më të lirë.
Nëse je përdorues Apple ju këshillojme të blini iPhone 7 ose iPhone X sepse modeli 8 nuk ka avantazhe ndaj modelit 7. Të gjitha karakteristikat që mund të mundin Samsung S8 janë tek iPhone X.
Lexo për 8 aksesorët që duhen për çdo telefon këtu
Info e plotë nga GSM Area për iPhone 8 këtu
Info e plotë nga GSM Area për Samsung S8 këtu
Sugjerime nga Majmuni
Aksesorë iPhone 8 një klikim larg pa patur nevojë për kartë krediti këtu
Aksesorë Samsung S8 një klikim larg pa patur nevojë për kartë krediti këtu
+ There are no comments
Add yours