I keni parë aksesorët më të fundit për makinën tuaj?

I keni parë aksesorët më të fundit për makinën tuaj?


//

Për disa njerëz makina është si një shtëpi e dytë. Të kesh në brendësi të makinës shumë aksesorë e bëjnë udhëtimin edhe më komod.

Mjafton të kërkosh online dhe shikon se sa shumë produkte të reja gjenden që e bëjnë udhëtimin me makinë jo vetëm shplodhës, por edhe argëtues.

Ne zgjodhëm vetëm 10 prej tyre, por ju mund të lundroni në internet dhe do të gjeni pa fund.

Veshje Masazhuese dhe Ngrohëse 12V për Sedilje Petex Riga

Firma prestigjoze Gjermane Petex ju ofron që gjatë udhëtimit tuaj të keni sedilje të ngrohtë dhe masazhuese. Falë sipërfaqes me reliev kjo veshje do shërbejë edhe si masazhuese gjithë kohës që jeni ulur në sedilje. Kjo veshje është universale dhe përshtatet lehtësisht me çdo sedilje makine.

Veshje Bore Tekstili për Goma

Veshje Bore Tekstili për Goma. Produkti ideal në qoftë se planifikoni të levizni me makinën tuaj në vende me borë. Vendosen shumë lehtë dhe kushtojnë shumë pak.

Mbajtëse Pijesh për Makinën

Mbajtëse për pije, për gota, shishe ose kanaçe. Një aksesor i cili vendoset lehtësisht në makinë, kështu nuk do të keni me probleme me pijen tuaj gjatë udhëtimit.

Marrës Bluetooth për Makinë

Produkti që ju shërben për të kthyer kasetofonin tuaj të thjeshtë në kasetofon Bluetooth. Mjafton ta vendosni tek hyrja AUX dhe ju mund të vendosni muzikë nga telefoni juaj, të kryeni thirrje hyrëse dhe dalëse me Bluetooth. Ka bateri 170mAh Li-ion dhe i duhet vetem 1.5 orë të karikohet me anë të fishës Mini USB që e ka të përfshirë.

Solucion Shkrires Akulli Per Xhama K2 300ml – K603

Solucion Shkrirës Akulli për Xhama K2 300ml – K603. Formulë aktive e cila shkrin akullin e krijuar në xhamat e makinës.

Veshje Timoni GP-90131 Enkelit

Përshtatet me timonin e makinës suaj dhe i jep një pamje ndryshe makinës suaj. Veshjet e timonit janë universale dhe përshtaten sipas masës.

Antifriz K2 Kuler Long Life -35°C 1L – T201C

Një formulë e zhvilluar posaçërisht për mbrojtje të motorrit gjatë verës nga mbinxehje si dhe në dimër nga ngrirja.

Valixhe Bagazhi Cam Airtek 505 – 1663

Valixhe bagazhi nga marka Cam. I domosdoshëm për udhëtimet tuaja të gjata kur ju mungon hapësira për produktet tuaja personale.

Zgare per Biciklete CAM Silver Key 1235

Zgare Makine për Bicikletë nga marka CAM. Ideal për të marrë me vete biçikletën tuaj edhe kur udhëtoni me makinë.

Aromatik Areon Ken (DB) New Car

AREON Ken është një aromatik i konservuar që ofron freski të qendrueshme në makinë.

Si thoni të fillojmë të mendojmë për verën?
Mos përdorni zinxhirë bore, por mbështjellëse tekstili

+ There are no comments

Add yours