Hile për Androidin tuaj që do ju përmirësojnë telefonin

Hile për Androidin tuaj që do ju përmirësojnë telefonin


//

Hile për Androidin

Aktivizo opsionin developer

Një nga hiletë më të njohura për android është pikërisht opsioni developer. Nuk kishim si të mos e vendosnim në këto hile. Është një nga hiletë më të nevojshm për një person që do të bëjë diçka ndryshe me androidin e tij.

Hile për Androidin

Si ta bëni?

Shkoni tek SettingsAbout phone dhe shtypni 7 herë rresht Phone build number. Pasi ti keni shtypur do tiu dalë një shkrim që ju lajmëron për aktivizimin e këtij opsioni.

Urime sapo u bëtë një developer me hilen e parë për android.

Ndrysho shkallën e animimit

Kjo hile për android do ju përmirësojë shpejtësinë e telefonit. Për shumicën e telefonave të shtrenjtë kjo hile mbase nuk ka vlerë. Por në treg ka shumë telefona me 2 Gb RAM dhe për këta android kjo hile ka vlerë. Tek një prej dyqaneve më të mëdha online në Shqipëri (www.aladini.al) mësuam që pikërisht kjo gamë telefonash edhe shitej më shumë. Për këtë arsye ka vlerë ta listojmë edhe ne.

Përpara se të mund ta bëni këtë hile duhet ta aktivizoni developer options. Hapeni atë opsion tek Settings dhe do të gjeni window animation scale, Transition animation scale, Animation duration scale. Këto opsione mund të jenë 5x ose 1x ose edhe më e madhe. Ju vendosini 0.5x të treja.

hile për android

Sigurisht që kjo hile nuk do ta bëjë androidin tuaj më të shpejtë por do ta bëjë të ndihet më i shpejtë. Procesori nuk ndryshon, ndryshon energjia që shpenzon me hapjen e dritareve dhe animimet e secilit hap që ju bëni me androidin tuaj.

Email më të mirë

Emaili mund të bëhet më i mirë. 4 faqe që do ju ndihmojnë me ato që ju duhen

Email më të mirë Emaili është një nga gjërat më të rëndësishme në internet. Shumë prej nesh e kanë jetik për punën e tyre. Edhe pas gjithë këtyre viteve ka mundësi për përmirësim. Egzistojnë disa faqe interneti që japin shërbime që ju nuk i kishit dëgjuar. Këto shërbime do ju..

0 comments

Ndroje shpejt lidhjen WiFi

Kjo hile ju kursen dy hapa. Zakonisht kur duam të ndrojmë burimin e WiFi shkojmë tek settings, hapim WiFi dhe më pas zgjedhim lidhjen tjetër. Por shumica e përdoruesëve të android nuk e dinë që ka një mënyrë më të shpejtë.

Tek ikona e WiFi, mbani shtypur emrin e Wireless që jeni lidhur dhe menjëherë do ju shfaqen të gjitha alternativat. Zgjidhi atë që doni dhe menjëherë ndron burimi i lidhjes. Pasi ta bëni njerë do shikoni që do ju duket sikur gjithmonë keni vepruar kështu.

Menaxho notification më lehtë

Sa shpesh ju ndodh që keni notification por nuk i ndaloni apo nuk i kuptoni ku janë. Është shumë e thjshtë ti menaxhosh ato. Thjesht mbaj shtypur notificationin dhe androidi do ju tregojë kush është dhe do ju pyesë çfarë të bëni me të.

Zmadhimi i hartës

Kjo është një hile shumë efektive, sidomos kur je me një dorë. Kujdes jo kur nget makinën. Nëse do të zmadhosh dhe të zvogëlosh hartën por je me një dorë kjo hile do të ndihmojë. Megjithatë pasi ta keni praktikuar do shikoni që do ta përdorni gjithmonë

Për të zmadhuar apo zvogëluar hartën shtypni dy herë hartën dhe tek shtypja e dytë mos e lëshoni por ngrie lart gishtin për ta zvogëluar ose ule poshtë për ta zmadhuar. Shumë e shjeshtë por pak e përdorin.

Cila është origjina e telefonit tuaj

Origjina e telefonit tuaj nëpërmjet numrit IMEI

Cila është origjina e telefonit tuaj Celulari, me shumë gjasa, është pajisja më e përdorur në të gjithë botën. Vetëm para disa vitesh përdorimi i celularëve ishte shumë i limituar. Sot shumë përdorures kanë  të paktën 1 ose më shumë pajisje telefonike. Tashmë telefoni është kthyer në një mjet të..

0 comments
Zbuloni kodet sekrete të Samsung galaxy
Kush është më i mirë Iphone 8 apo Samsung S8

+ There are no comments

Add yours