Disa prej aplikacionet më të mira për Smartphone

Disa prej aplikacionet më të mira për Smartphone


//

Aplikacionet më të mira

Sot përditë dalin dhjetra aplikacione të rinj. Megjithatë ne pak prej tyre përdorim dhe pak njohim. Për këtë arsye kemi kërkuar në internet për të nxjerë aplikacionet më të mira për telefon.

Aplikacionet më të mira për foto dhe art

Prisma

aplikacionet me te mira per telefonaËshtë një nga aplikacionet më të mira për modifikimin e fotove tuaja. Me Prisma mund të modifikoni lehtësisht fotot duke i dhënë efekte që programet e tjera nuk i kanë. E kemi zgjedhur midis shumë të tjerave sepse ka mbi 1 milion përshtyëpje me rezultatin final 4.1 yje.

Prisma përdor stile të artistëve të famshëm si Van Gog, Picasso etj.

Me këtë aplikacion mund të modifikoni edhe videot gjithashtu.

Kliko këtu për të parë faqen zyrtare të apolikacionit.

Animitic

Është një aplikacion i mrekullueshëm. Me shumë pak mundim mund të bëni animimin tuaj të personalizuar direkt nga telefoni. Ka opsione të ndryshme në versionin falas dhe gjithashtu ka edhe version premium me shumë opsione më shumë.

Kliko këtu për faqen zyrtare

Karroca për fëmije më e lirë në treg! Peshon vetëm 3.9 kg

Karroce Pali Tre.9 super ide per shtetitjet e pranveres me femijet tuaj TRE.9 është karroca më e fundit kompakte e markes Italiane Pali Ultra e lehte vetem 3.9 kg, e ben ate teper praktike dhe te manovrueshme ne qytet. Me nje strukture alumini, dhe me mbyllje qendrore. E pershtatshme per..

0 comments
Email më të mirë

Emaili mund të bëhet më i mirë. 4 faqe që do ju ndihmojnë me ato që ju duhen

Email më të mirë Emaili është një nga gjërat më të rëndësishme në internet. Shumë prej nesh e kanë jetik për punën e tyre. Edhe pas gjithë këtyre viteve ka mundësi për përmirësim. Egzistojnë disa faqe interneti që japin shërbime që ju nuk i kishit dëgjuar. Këto shërbime do ju..

0 comments

Aplikacionet më të mira për punë

Wunderlist

Ky është një nga aplikacionet më të lehta në përdorim për lista to-do. Është falas nga google dhe përveç se e ke në telefon mund ta instalosh edhe në chrome kështu punon i sinkronizuar kudo. Ka shumë karakteristika dhe opsione për të ta bërë jetën të lehtë. Gjithashtu mund të sinkronizohet me shumë kolegë dhe projekte njëherësh.

Aplikacioni është aq i lehtë sa mund ta përdorësh edhe për familjen, duke ndarë detyrat e shtëpisë për të mos harruar asnjë prej tyre.

aplikacionet me te mira per telefon

Asana

Ky është një aplikacion për ata që kanë një punë komplekse dhe me afate. Asana është për mendimin tonë aplikacioni më i mirë për punë. Ka aq shumë opsione për të koordinuar punët sa kur ta filloni ta përdorni do e keni shumë të vështirë pa të.

Mund të krijohen projekt të ndryshme dhe të përfshihen njerëz të ndryshëm. Ka një home page që të tregon gjithçka ke për të bërë dhe çfarë është bërë nga të tjerët.

Asana mund të lidhet me kompjuter dhe telefon njëkohësisht. Kjo lehtëson dhe sinkronizon punën si në zyrë ashtu edhe në lëvizje.

aplikacionet më të mira për pune

Camscanner

Ky është një aplikacion praktik i cili do ju ndihmojë të skanoni gjithçka pa patur nevojë për skaner. Ka shumë aplikacione të ngjashme por ky është nga ata me përshtypjet më të mira.

Gjithashtu nga cilësia e skanimit ky aplikacion mban 5 yje.

Karroca për fëmije më e lirë në treg! Peshon vetëm 3.9 kg

Karroce Pali Tre.9 super ide per shtetitjet e pranveres me femijet tuaj TRE.9 është karroca më e fundit kompakte e markes Italiane Pali Ultra e lehte vetem 3.9 kg, e ben ate teper praktike dhe te manovrueshme ne qytet. Me nje strukture alumini, dhe me mbyllje qendrore. E pershtatshme per..

0 comments
produkte unike per telefonat ne internet

10 produkte unike për telefonat që do ti gjeni vetëm online

Produkte unike për telefonat Telefonat janë bërë nga produktet më të rëndësishme që ne blejmë. Për këtë arsye aksesorët e tyre janë të shumtë. Siç e dini dyqanet Shqiptare lenë për të dëshiruar me shumëllojshmërinë e produkteve. Por kësaj vuajtje i ka ardhur fundi me fillimin e shitjeve online. Përveç..

0 comments

Aplikacione për të tjera përdorime

Runkeeper

Ky është aplikacioni më i mirë për monitorimin e aktivitetit fizik. Edhe pse ka shumë të tillë runkeeper është më i sakti dhe më praktiku. Ka një komunitet me mbi 50 milion vrapues në të gjithë botën.

Përveç monitorimit runkeeper është i mirë edhe për vendosjen e objektivave dhe mbajtjen e një plani. Ka opsione të thjeshta për këtë por gjithashtu ka sugjerime bazuar në miliona përdorues të saj.

Ka kurse, dhe sugjerime të shumta të cilat e veçojnë nga aplikacionet e tjera të ngjashme.

Shiko këtu faqen zyrtare

TaoMix

Një aplikacion muzike ndryshe nga të tjerët. Me këtë aplikacion krijohen miksime të ndryshme relaksuese. Mund të regjistrosh dhe të miksosh nga telefoni lehtësisht muzikën tënde.

aplikacionet me te mira ne treg

Quora

Një rrjet social ndryshe nga ato që dini zakonisht. Me këtë aplikacion do të kuptoni dhe njihni botën më mirë. Miliona përdorues të gatshëm për tu përgjigjur pyetjeve që ju mund të keni. Gjithashtu miliona pyetje dhe përgjigje për temat që ju do ju duhen.

Praktiksht do jetë e vështirë të mos gjeni përgjigje për diçka që ju duhet. Por edhe nëse ndodh ju mund të bëni pyetjen dhe shumë përgjigje do ju vinë shpejt.

Kush di fuqinë e pyetjeve di edhe fuqinë e këtij aplikacioni.

Kliko këtu për faqen zyrtare.

Duolingo

aplikacionet më të mira Ky është një nga aplikacionet më të çuditshme por edhe funksionalë njëkohësisht. Me këtë aplikacion do keni mundësi të mësoni gjuhë të huaj.

Mësimi është shumë interesant dhe argëtues. Do jetë shumë e lehtë të përqëndroheni për të mësuar një gjuhë të re me këtë aplikacion. Me teste dhe lojra mund të mësoni duke shkruar, lexuar apo dëgjuar.

Ka një shumëllojshmëri të madhe gjuhësh që mund të mësohet.

Kliko këtu për faqen zyrtare

Nasa

Për ata që pëlqejnë hapsirën ky do jetë një aplikacion që ia vlen të shpenzoni kohë. Ka gjithçka kuptohet nga publiku në lidhje me punën e NASA. Ka video, foto. Gjithashtu ka edhe pamje live nga satelitët e NASA. Këto karakteristika dihen nga pak persona por ky aplikacion e meriton të jetë në një nga aplikacionet më të mira që ne sugjerojmë.

Përditë do të ketë një foto të re nga sateliti. Ka nasa TV. Për të apasionuar ka shumë informacion dhe kuriozitete për të parë.

Karroca për fëmije më e lirë në treg! Peshon vetëm 3.9 kg

Karroce Pali Tre.9 super ide per shtetitjet e pranveres me femijet tuaj TRE.9 është karroca më e fundit kompakte e markes Italiane Pali Ultra e lehte vetem 3.9 kg, e ben ate teper praktike dhe te manovrueshme ne qytet. Me nje strukture alumini, dhe me mbyllje qendrore. E pershtatshme per..

0 comments
produkte elektronike premium online

5 produkte elektronike premium që do ti gjeni vetëm online në Shqipëri

Produkte elektronike premium Tregu Shqiptar karakterizohet nga një ofertë e dobët në shumëllojshmërinë e produkteve. Zakonisht janë të njëjtat produkte në të gjitha dyqanet dhe alternativat për zgjedhje janë të vogla. Por kjo nuk ndodh për DyqanTaxi i cili është portali më i madh i shitjeve online në Shqipëri. Duke..

0 comments
10 produkte unike për telefonat që do ti gjeni vetëm online
Samsung Galaxy S9, çmimi dhe parametrat që pritet të ketë

+ There are no comments

Add yours