Dallimet mes Tonerave për Printer

Dallimet mes Tonerave për Printer


//

Dallimet mes Tonerave te Printerit

Ka një përceptim të përgjithshëm që Tonerat Origjinalë janë të shtrenjtë dhe Tonerat Kompatibël mund tju dëmtojë printerin.

Ka padyshim shumë më tepër për të diskutuar për ketë temë, kështu që kemi përgatitur për ju një informacion të qartë që do ju ndihmojë të kuptoni me vertetë diferencën mes tyre.

Një Toner Origjinal është prodhuar nga e njëjta markë që ka prodhuar printerin tuaj. psh një Toner origjinal për një printer HP është prodhuar nga HP.

Një Toner Kompatibël është një Toner e prodhuar nga një kompani tjetër për printerin tuaj. psh një Toner Kompatibël  për printer HP, por nuk është prodhuar nga HP.

Tonerat Kompatibël janë po aq i besueshëm sa Tonerat Origjinal dhe për aq kohë sa ju e blini atë nga një furnizues me reputacion të mirë; këta tonera janë opsioni #1 për të kursyer para për printimet tuaja, pa ndikuar cilësinë e printimit apo përformancën e pajisjes tuaj.

Llojet Tonerave dhe si quhen ato?

Toner Origjinal

Një Toner origjinal është një Toner i ri, i prodhuar nga i njëjta markë me printerin tuaj.

OEM

Një tjetër emër që përdoret për Tonerat origjinal.

Kompatibel

Është një Toner i ri, i prodhuar nga një markë tjetër nga ajo e printerit tuaj. Kjo markë nuk ka asnjë lidhje me prodhuesin e printerit dhe këta Tonera nuk janë të përdorur apo të mbushur.

Të Rimbushur

Këto janë Toner Origjinalë të cilët janë përdorur një herë, rikthyer, pastruar dhe të rimbushur.

Refurbished

Këto janë Toner Origjinalë të cilët janë përdorur një herë, rikthyer, pastruar dhe të rimbushur, ndërkohë të gjitha pjesët e e konsumuara të tonerit zëvendësohen pasi të rimbushet, për ta rikthyer në gjendje të mirë pune.

Pse ka një ndryshim kaq të madh në çmim?

Tonerat Origjinal janë shumë fitimprurës për prodhuesit. Për të mbuluar shpenzimet e kërkimit dhe zbulimit të teknollogjive të reja, prodhuesit kanë bërë që çmimet për konsumin të rriten për klientin i cili ka blerë një printer të asaj marke.

Tonerat Kompatibël nuk i kanë këto shpenzime duke bërë që çmimet e produkteve tyre të jenë shumë më të ulëta.

Kini kujdes! nuk është e vështirë për të gjetur tonera kompatibël me standarde të ulta dhe me çmime qesharake, kështu që gjithmonë sigurohuni që ti blini ato vetëm nga faqet e internetit me reputacion të mirë dhe që kanë politika kthimi dhe me garanci.

A do të ndikojnë tonerat kompatibël tek garancia e printerit?

Ka shumë pak mënyra që një toner kompatibël të mund dëmtojë një printer.

Tonerat Kompatibël janë tonera të rinj. Ingranazhet dhe pjesët përbërëse janë te paperdorura më parë. Kështu që është e pamundur që një toner i tillë të demtojë printerin tuaj.

Nëse printeri juaj është blerë brenda 12 muajve … Prodhuesi është i detyruar me ligj që të japë një garanci 1-vjeçare në produktet që tregtojnë.

Gjithashtu nëqoftëse perdorni tonera të cilët janë të rimbushur, mundesia për printerin për tu dëmtuar është shumë më e lartë. Kjo ndodh sepse sic ju shpjeguam më lart, këta tonera janë rimbushur dhe pluhuri i tonerit mund të dali dhe mund të demtojë ingranazhet ose pjesët e printerit. 

A ka ndonjë ndryshim në cilësinë e printimit?

Përgjigja e shkurtër është “nuk duhet të ketë” ndryshim. Me formulimin dhe prodhimin e pluhurit të tonerit aq afër me atë origjinal,  ju do të shihni që ngjyrat dhe pastërtia e printimit me tonerat kompatibël është pothuajse e njëjtë me atë të tonerit origjinal. Diferenca e vetme që ato kanë, është vetëm diferenca substanciale në cmimin e blerjes.

Tashmë të gjithë tonerat kompatibel prodhohen me materiale të cilat janë te certifikuara dhe jo të demshme për ambjentin.


A janë tonerat kompatibël të përshtatshëm për mua?

Sa printoni? Pa marrë parasysh se çfarë dhe sa keni printuar ne rekomandojmë përdorimin e një toneri origjinal çdo 3-4 herë përdorimi të një toneri kompatibël, për të pastruar dhe lyer kokat e printerit tuaj.

Printoni Normalisht ose Shpesh: Tonerat Kompatibel do të ju kursejnë shumë para. Ato zakonisht përmbajnë më shumë sasi boje sesa ato origjinale, me një çmim më të ulët. Shpenzimet e printimit tuaj ulen në mënyrë të konsiderueshme.

Printoni shumë rrallë: Shqetësimi juaj kryesor nëqoftëse printoni rallë është tharja e tonerit ose bojës duke ju bllokuar kokat e printerit. Tonerat Origjinal përmbajnë një kimikat për të parandaluar tharjen, kështu që nëse keni për të printuar më pak se një herë në muaj atëherë ju rekomandojmë të qendroni tek Tonerat Origjinal.

Çfarë printoni më shumë?

Tekst: Tonerat Kompatibël printojnë shkëlqyeshëm tekstin dhe grafikën duke e bërë te veshtirë ta dalloni cila fletë është printuar me një toner Origjinal apo Kompatibel. Meqenëse diferenca e tyre është e vogël ne rekomandojmë të perdorni toner Kompatibel.

Fotografitë : Tonerat origjinalë me letër për foto, gjithmonë do të ju japin rezultatet më të mira, ata janë të projektuar për të punuar së bashku për të dhënë cilësi të lartë printimi. Megjithatë tonerat kompatibël janë të mirë për printim foto nëqoftësë përdorni letër të përshtatshme për foto.

Foto Profesionale: tek Tonerat kompatibël koha e ruajtjes së bojës nuk është aq e lartë sa tek një toner origjinal. Printimi me kompatibel mund të zhduket brenda pak vitesh, sidomos në ndriçim të lartë, kështu që ne do ju këshillojë përdorimin e bojrave origjinale.

Printeri im është i vjetër: Për sa kohë që ju keni përkujdesur për printerin tuaj tonerat kompatibël janë krejtësisht praktik dhe ekonomik.

Përfundimi: Shpresojmë që ju e keni konsideruar këtë artikull të dobishëm dhe të ndjeheni më të sigurt gjatë perzgjedhjes të tonerit të përshtatshëm për printerin tuaj.

Tonerat kompatibël janë një mënyrë shumë e zgjuar për të kursyer. Mos e lejoni skepticizmin tju ndalojë që të bëni zgjedhjen e duhur. Në qoftëse vazhdoni të keni dyshime atëherë ju rekomandojmë të blini një toner kompatibël për testim dhe pasi ti keni vërtetuar vetë përfitimet dhe kursimin mund ta përdorni në vazhdimësi.

Librat, motivimi më i madh për zhvillim personal
Librat e dashurisë, dhurata e veçantë e Shën Valentinit

+ There are no comments

Add yours