A do të kenë kompjuterët emocione?
Shkencëtarët janë duke krijuar një kompjuter që do të ketë emocione. Inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje që të mendojë si një njeri dhe të arrijë të krijojë lidhje më njerëzit brenda pak viteve.
Sistemi, i quajtur “Aktori Virtual” po krijohet nga Universiteti Kombëtar i Kërkimeve Bërthamore në Moskë.
Emri i tij është vendosur për shkak se një nga funksionet kryesore që do të kryejë është se do të shërbejë si një aktor, duke luajtur rolin e një personi specifik.
Makineria ka nevojë për të mësuar përmes mendimit, ashtu si njerëzit dhe jo përmes programimit apo mësimit përmes përsëritjes.
E gjithë puna ka filluar duke parë se si funksionon truri i njeriut.
Zona e trurit përgjegjëse për kujtesën, hipokampusi, përdor neuronet për të perceptuar hapësirën. Nëse neuronet pozicionohen përgjatë një plani të caktuar, ata përqendrohen aktivisht në një pikë të dhënë.
Por pyetja është nëse do të munden të riprodhojnë miliona neurone, dhjetëra mijëra lidhje mes secilit prej tyre dhe qindra mijëra milionë kanale.
Kërkuesit gjithashtu planifikojnë të krijojnë pajisjen në një formë të thjeshtuar të një loje kompjuterike.
Shkencëtarët që po merren me këtë gjë thonë se janë shumë optimist se inteligjenca artificiale do të jetë e lirë nga gabimet njerëzore. Tani, mes zhvillimit të armëve biologjike dhe gjenetike, inteligjenca artificiale është ndër zbulimet më pak të dëmshme. Do të jetë një forcë madhore për të ecur përpara, një event i madh për racën njerëzore
Ky nuk është i pari plan për të ndërtuar një robot me emocione. Sony lajmëroi më herët këtë vit misionin për ta bërë një robot në gjendje për të krijuar lidhje emocionale.
Roboti i quajtur “Aktori Virtual” pritet të jetë online brenda një viti e gjysmë.
+ There are no comments
Add yours