Zbulohet planeti i nëntë në Sistemin Diellor?

Zbulohet planeti i nëntë në Sistemin Diellor?


//

Dy astronomë nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, kanë bërë të ditur se kanë gjetur prova të mjaftueshme se buzë Sistemit Diellor ekziston edhe një planet tjetër, raporton Washington Post.

Ata e kanë quajtur planeti i nëntë, duke vlerësuar se është tri herë më i madh dhe dhjetë herë më i rëndë se Toka, dhe gjendet jashtë orbitës së Plutonit, transmeton Telegrafi.Shkencëtarët Michael Brown dhe Konstantin Batigin, e kanë botuar punën e tyre në revistën “Astronomical Journal”. Ata kanë deklaruar se nuk e kanë parë drejtpërdrejtë planetin e nëntë, por pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme se ai ekziston.

Deri tek ky përfundim kanë ardhur, duke u bazuar në lëvizjen e planetëve të vogël dhe objekteve hapësinore jashtë Sistemit Diellor. Këta trupa hapësinorë kanë orbita, që shfaqen nën ndikimin e gravitetit të fshehur të planetit.Evidence_of_a_Nint_1047622a

Astronomët madje mendojnë se ekziston mundësia që ky planet të jetë hedhur thellë në hapësirë, në sajë të forcave gravitacionale të Jupiterit dhe Saturnit.

Teleskopët në të paktën dy kontinente, intensivisht kërkojnë objektin që është 20 herë më larg se Neptuni. Dhe nëse planeti i nëntë vërtetë ekziston, vlerësohet se do të mund të ishte i pesti me madhësi në Sistemin Diellor.

Burimi: Telegrafi

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours