Volkswagen prezanton konceptin për makinën asistente, pa shofer

Volkswagen prezanton konceptin për makinën asistente, pa shofer


//

Gjigandi Volksawagen ka prezantuar një koncept të ri për makinën që mund të jetë shumë shpejt pjesë e përditshmërisë. Është quajtur Sedric dhe është makina pa shofer, dhe ky koncept është krijuar nga Grupi Volkswagen, Audi, dhe Lamborghini.

Kjo makinë nuk ka nevojë për një person të dedikuar që ta drejtojë. Dhe mund të udhëtojë pa problem në çdo ambient gjeografik, ta gjejë vetë vendin e parkimit të saj dhe çdo funksion tjetër. Madje të fusë vetë edhe çantat apo valixhe të ndryshme.

Mund të komandohet me një buton dhe mund të çojë fëmijët në shkollë.

Pavarësisht se ka një formë të çuditshme, Volksawagen thotë se do të jetë e ardhmja e makinave pa shofer.

Makina do të funksionojë vetëm me energji elektrike dhe pritet të dalë në vitin 2025.

Burimi: Bussines Insider

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours