Origjina e telefonit tuaj nëpërmjet numrit IMEI

Origjina e telefonit tuaj nëpërmjet numrit IMEI


//

Cila është origjina e telefonit tuaj

Celulari, me shumë gjasa, është pajisja më e përdorur në të gjithë botën. Vetëm para disa vitesh përdorimi i celularëve ishte shumë i limituar. Sot shumë përdorures kanë  të paktën 1 ose më shumë pajisje telefonike. Tashmë telefoni është kthyer në një mjet të domosdoshëm, gati të pazëvendësueshëm në përditëshmërinë tonë. Prej disa vitesh është pagëzuar me emrin “Smartphone” (telefon inteligjent) falë shumë veprimeve që kryen duke paraprirë nevojat e përdoruesit. Dhe “inteligjenca” e këtyre pajisjeve vazhdon të zhvillohet dhe të mahnisë përditë aq sa tani sështë më e nevojshme të vrasësh trurin, sepse mendon telefoni juaj për pothuajse gjithcka.

Për të  përmbushur kërkesat e pafundme të tregut, prodhuesit janë gjithnjë në kërkim të mënyrave të reduktimit të kostove. Tashmë të gjitha kompanitë e prodhimit të telefonave janë përqëndruar në vende si Kina dhe India ku kostoja e prodhimit arrin minimumin. Ndonjëherë edhe cilësia e Smartphonëve ndryshon nga vendi ku prodhohet.

Por si ta marrim vesh ku është origjina e telefonit dhe sa cilësorë është?

origjina e telefonit tuajSipas disa burimeve tani ka një mënyrë për të marrë vesh cilësinë dhe origjinën e telefonit tuj nëpërmjet numrit IMEI.

IMEI është numri 15-shifror që e bën telefonin tuaj unik nga çdo telefon tjetër. Këtë numër mund ta gjeni  në pjesën e prapme të telefonit duke hequr baterinë, por ka dhe një mënyrë tjetër. Në tastierën e telefonit formoni kodin *#06# dhe menjëherë do të shfaqet kombinimi IMEI 15-shifror

Numri do të jetë Idicka e tillë:

3 6 9 3 9 5 0 1 2 3 5 5 6 5 9

 Shikoni me vëmendje numrin e 7-të dhe të 8-të. Këto dy numra tregojnë për cilësinë e telefonit tuaj! Numri i 7-të dhe i 8-të përfaqësojnë Kodin e Montimit Përfundimtar (Final Assembly Code) i cili përfaqëson vendin ku montohen pjesët ose prodhohet i gjithë telefoni.

Vendet e origjinës sipas kodit

 – Nëse numrat e shtatë dhe të tetë janë 02 ose 20. Do të thotë që telefoni juaj është montuar në Emiratet e Bashkuara. Cilësia e telefonit është shumë e dobët.

– Nëse numrat e shtatë dhe të tetë janë 08 ose 80. Do të thotë që telefoni juaj është prodhuar në Gjermani. Cilësi e mirë.

– Nëse numrat e shtatë dhe të tetë janë 01/10 ose 07/70. Do të thotë që telefoni juaj është prodhuar në Finlandë. Cilësi e lartë.

– Nëse numrat e shtatë dhe të tetë janë 00. Do të thotë që telefoni është prodhuar në Fabrikën Origjinale. Cilësia më e mirë në treg.

– Nëse numrat e shtatë dhe të tetë janë 03/30 ose 04/40. Do të thotë që telefoni është prodhuar në Kinë dhe cilësia është e mirë. Por jo aq e mirë sa numrat 00 ose 01.

– Nëse numrat e shtatë dhe të tetë janë 05 ose 50. Do të thotë që telefoni juaj është prodhuar ne Brazil, SHBA ose Finlandë dhe cilësia është përsëri e mirë.

– Nëse numrat e shtatë dhe të tetë janë 06 ose 60. Do të thotë që telefoni juaj është prodhuar në Hong Kong, Kinë apo Meksikë dhe cilësia këtu varjon.

KUJDES! Nëse numrat e shtatë dhe të tetë janë 13 do të thotë që telefoni është prodhuar në Azerbajxhan dhe cilësia është shumë e keqe, madje mund të jetë dhe e dëmshme për shëndetin tuaj për shak të radioaktivitetit që transmeton.

Mos u dëshpëroni nga këto numra dhe cilësia e telefonit tuaj. Mos harroni që asgjë nuk zgjat përgjithmonë, dhe mos lejoni që këto pajisje të vogla të bëhen të pazëvendësueshme për ju. Përdorni më pak telefonin dhe shijoni më shumë jetën.

Hile për Androidin

Hile për Androidin tuaj që do ju përmirësojnë telefonin

Hile për Androidin Aktivizo opsionin developer Një nga hiletë më të njohura për android është pikërisht opsioni developer. Nuk kishim si të mos e vendosnim në këto hile. Është një nga hiletë më të nevojshm për një person që do të bëjë diçka ndryshe me androidin e tij. Si ta..

0 comments

Sugjerim nga Majmuni

Nëse doni të blini aksesorë apo telefon një klikim larg pa patur nevojë për kartë krediti kliko këtu

“Një rrëfim për dashurinë...” Dhurata romantike për Shën Valentin
Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6

6 Comments

Add yours

+ Leave a Comment