DYQAN TAXI/Valer Pinderi, si bëhesh bos pasi ke shitur një byzylyk

DYQAN TAXI/Valer Pinderi, si bëhesh bos pasi ke shitur një byzylyk


//

Intervistë nga Droni.al 

Ka krijuar një kompani vetëm 4 vjet më parë ku punonin vetëm 2 veta, ndërsa sot drejton një ekip prej 45 personash dhe nje kompani që po konkuron me sukses në fushën e tregtisë online.

Ai është Valer Pinderi administrator i kompanise Nettrade Albania shpk, një kompani që sipas tij po ndryshon rregullat e lojes ne lidhje me shitjet online ne Shqiperi.

dyqan_taxi_valeri_32299

Kompania është me seli në Tiranë dhe u ngrit në vitin 2012. Sot ata janë në gjendje të matin trendin epunësimit në ndërmarrjen e tyre dhe shifart tejkalojnë edhe optimizmin. Nga 45 punonjës që ajnë aktualisht parashikojnë që numri i tyre të dyfishohet cdo vit deri në 2020.

Me pak llogari nuk është pak por 720 të punësuar në 4 vite.

Aktualisht kompania menaxhon mbi 200 porosi online ne dite dhe ka 30.000 produkte te publikuara online ndërkohë që biznesi menaxhohet përmes 6 faqe shitjesh online Shqiptare.

Ato janë:

www.dyqantaxi.com Kategoria (elektronike, fashion, elektroshtepiake, celulare, per kafshet, sport, hobi etj)

sekret.al Kategoria (sex shop)

luledielli.al Kategoria (lule)

idedhuratash.al Kategoria (dhurata)

simjalti.al Kategoria (fashion)

dhe në Gusht u lancua më e fundit mes tyre por ndërkohë edhe më racionalja ndoshta jo me shumë fitim por me shumë vlerë: bukinist.al, kategoria (libra)

11238224_755162461278620_7918631734959759002_o

Në një intervistë për monitor ai ka shpjeguar biznesin e tij dhe modelin që ka ndjekur, duke i dhënë punë vetes dhe të tjerëve fillimisht për shkak të idesë, me fare pak para.

Si ka qenë ecuria e tregtisë online vitet e fundit në Shqipëri?

Krijimi i kompanisë sonë në vitin 2012 ishte testi i parë që bëmë në e-commerce me faqen tonë të parë të dyqanit, me vetëm 3 veta staf. Viti 2013 filloi me mbi dyfishim të kapacitetit në staf dhe ambienteve të punës duke u konfirmuar si një kompani e mirëfilltë e-commerce në Shqipëri. Numri i punonjësve u shtua në 6. Por rritja nuk ndaloi asnjë muaj dhe në vitin 2014 ne sërish u dyfishuam në hapësirë dhe në staf, duke arritur në 12 punonjës. Xhiroja gjithashtu pati një rritje prej rreth 25% nga 2013 në 2014. Ndërsa 2015 ishte viti ku ne nxorëm faqe të tjera online, si www.simjalti.al, www.luledielli.al, www.sekret.al dhe gjithashtu kompania filloi të ofrojë shërbime për nevojat e-commerce të kompanive të tjera. Kjo rritje doli si rezultat i një investimi të ri që u bë nga aksionerët e kompanisë dhe brenda vitit, numri i punonjësve shkoi në 25, kurse xhiroja u rrit me gati 200%. Për ne, pritshmëritë e këtij viti janë edhe më të mëdha dhe numri i punonjësve pritet të shkojë në 50 brenda dhjetorit 2016, sipas planit aktual të biznesit që kemi.

Çfarë vështirësish hasen në vendin tonë në modelin e të bërit tregti online?

Kultura e përgjithshme e biznesit në Shqipëri jo e asaj online, ka krijuar një ndjenjë pasigurie tek klienti. Këtë pasiguri ne po përpiqemi ta kthejmë në avantazh konkurrues, duke iu mundësuar kthimin e produktit klientit pa asnjë arsye dhe pa pagesë brenda 48 orëve. Tjetër problem që është në dukje i parëndësishëm, por online ka vlerën e vet, është sërish kultura dhe mënyra e komunikimit të njerëzve me monedhën vendase, në një masë të gjerë të popullsisë vihet paaftësia për të kuptuar vlerën reale të Lekut, termi Lek i vjetër dhe Lek i ri u shkakton konfuzion gjatë gjithë kohës klientëve tanë. Shumë herë ka edhe porosi të kryera gabim për shkak të këtij faktori. Por në tregtinë online, çmimi është një nga avantazhet konkurruese dhe ajo transparenca që ne ofrojmë duhet të jetë në favorin tonë, edhe pse shumë herë nuk ndodh, sepse klientët nuk bëjnë dot dallimet dhe krahasimet lehtë nga ky konfuzion kolektiv që kemi. Problemi që shumica e bizneseve e konsiderojnë si problemin më të rëndësishëm që janë përdorimi i kartave të kreditit nga konsumatori shqiptar, për ne nuk është aspak problem, sepse ne që në fillimet tona kemi ofruar mënyrën e pagesës në dorëzim të mallit, pra klienti paguan kur e merr mallin, pa pasur nevojë për kartë krediti apo llogari bankare.

A ka potencial për zhvillim tregu online në Shqipëri?

Për këtë pyetje mjafton të përmendim disa fakte për të dalë në konkluzion. Në botë pritet një dyfishim i sektorit të e-commerce deri në vitin 2020, edhe pse shifrat aktuale janë vërtet shumë të larta. Në 2013, shitjet totale në botë janë 1365.8 mld euro dhe vetëm në Europë ka mbi 645.250 dyqane online, 3.7 mld porosi të dërguara dhe mbi 2 milionë vende pune gjatë vitit 2013.

e-GDP e e-commerce është aktualisht mbi 2% e GDP botërore. Nëse këto shifra analizohen në Shqipëri janë shumë qesharake në krahasim me potencialin e vërtetë që ofron trendi i këtij tregu. Kjo është arsyeja që ne jemi të sigurt që sektori do rritet dhe nëse klienti do ta pranojnë ngadalë apo shpejt, pak rëndësi ka. Tani gjithçka varet nga ofruesit dhe shtimi i numrit të tyre, të cilët veprojnë në mënyrën e duhur, sepse ky sektor është krejtësisht ndryshe nga çdo sektor tjetër aktual në Shqipëri dhe kompani si e jona të fokusuara vetëm në shitjet online janë të numëruara me gishtat e njërës dorë. Shitja online nuk është vetëm të pasurit të një faqe shitjesh në internet, faqja është vetëm detaji i fillimit, që pak vlerë ka tek shitjet reale, gjithçka tjetër që duhet për të qenë ofrues pretendent në këtë fushë është shumë komplekse dhe përfshin gjithë procesin e zhvilluar nga secili punonjës për t’i siguruar klientit pritshmërinë e tij.

Ndërsa në një intervistë për biznesmagazine ai ka shpjeguar teknikat e nisjes së biznesit.

dyqan_taksi_32300

Dyqan Taxi – Si e zgjodhët këtë emër? Përzgjedhja e emrit në biznesin online sa rëndësi ka?

Kur u themelua Dyqan Taxi, shitjet online në Shqipëri ishin në nivele fillestare prandaj nevojitej një emër, i cili ishte shumë i thjeshtë për të kaluar mesazhin tek konsumatorët, por gjithashtu ngjallte një kurreshtje në momentin që dëgjohej për herë të parë. Emri, online ka pak më shumë rëndësi se në format tradicionale të tregtisë sepse konsumatori lidhet më shumë me të duke qenë se gjithçka është virtuale dhe pika e vetme e referimit është ky emër.

Si filloi Dyqan Taxi? Cila ishte rruga që ndoqët që nga ideja për të tregtuar online, deri tek implementimi dhe zhvillimi i mëtejshëm?

Dyqantaxi ka filluar nga dëshira për të zhvilluar një biznes personal. Si shumë të rinj të tjerë dëshira ime për të filluar një biznes më nxiti të bëj një studim tregu të detajuar dhe të kërkoj alternativat e mundshme dhe potenciale për të nisur rrugën time. Biznesi online ishte shumë tërheqës për mua sepse kishte dy karakteristika të favorshme në plan të parë.

• Karakteristika e parë ishte që nuk kishte nevojë për investim të madh dhe ky përbënte një avantazh të madh për mua që nuk kisha kapital fillestar për investim.

• Karakteristika e dytë ishte potenciali shumë i madh që ky sektor kishte në Shqipëri. I pazhvilluar por me një rrugë të qartë drejt rritjes së pashmangshme më bënte të ëndërroja në një sukses përtej mundësive të mia te cilido sektor tjetër.

Këto ishin elementet fillestare që më bënë të studioj dhe planifikoj një investim në këtë fushë. Gjëja e parë që më duhej ishte investimi, kështu mbasi përpilova një plan biznesi kërkova nëpermjet njohjeve të mia investitorë të interesuar. Për fat të mirë sektori kishte shumë të interesuar dhe nuk zgjati shumë kërkimi.

Viti i parë i punës më bëri të kuptoj shumë detaje të pamenduara për këtë sektor; detaji i parë ishte që nuk ishte një sektor i cili kërkonte pak investim, sidomos për pozicionin qe pretendoja unë në këtë treg që ishte pozicioni lider.

Pjesa tjetër që kuptova për këtë sektor ishte se unë dhe kompania që drejtoja kishte një rol shumë të rëndësishëm, në mos më të rëndësishmin, për të ngritur nga e para një treg pothuajse të pa lindur akoma në Shqipëri.

Pavarësisht se prej vitesh kjo industri ishte prezente në pjesën më të madhe të botës, në Shqipëri kjo pothuajse nuk ekzistonte. Do përballeshim për të paktën 5 vjet me klientë të rinj, të painformuar për këtë treg; do të përballeshim me punonjës të rinj pa eksperiencë në këtë treg, do përballeshim me furnitorë dhe gjithë zinxhirin e punës, me persona të pa mësuar për këtë treg.

Sa persona kishit në ekipin tuaj? Kishit ndonjë model biznesi që ndoqët konkretisht?

Si fillim, më 31 Maj 2012, kohë kur u themelua kompania e regjistruar në QKR me emrin NetTrade Albania, në ekipin tim isha vetëm unë dhe një punonjës tjetër i cili akoma vazhdon të jetë pjesë e kompanisë. Në fillimet e mia nuk ndoqa asnjë lloj modeli biznesi konkretisht, sepse të panjohurat ishin shumë dhe unë kërkoja më shumë informacion nga tregu për të konkretizuar strategjinë time. Por mbas vitit të parë, u drejtova me strategjinë e amazon.com dhe sot aktualisht jemi shumë të ngjashëm në disa detaje, por gjithashtu kemi përshtatur shumë koncepte me nevojat e tregut të vogël dhe të painformuar shqiptar.

Cili ishte produkti i parë që shitët? Përvoja juaj e parë me klientë online. Çfarë vështirësish hasët fillimisht?

Produkti i parë që kam shitur ishte një byzylyk me çmimin 500 lek dhe sot atë kartmonedhë e kam në një kornizë me shprehjen “suksesi nuk është sekreti i lumturisë, lumturia është sekreti i suksesit. Nëse ti e do atë që bën, ti do të jesh i suksesshëm” shprehje e cila më ka shoqëruar mbas çdo zgjerimi që ka përjetuar kompania të cilën drejtoj.

Përvoja fillestare ishte shumë e thjeshtë dhe e pranueshme sepse kisha pak produkte në shitje dhe të gjitha ishin të veçanta. Më pas kur produktet u shtuan dhe klientët u shtuan filluan të shfaqeshin çudira në komunikim dhe në mënyrën e sjelljes së klientëve. Shumë pyetje të komplikuara për t’iu përgjigjur, shumë klientë totalisht të pamësuar me shitjen online por me dëshirë për të blerë.

Burimi: Droni.al

Këpucët inteligjente që udhëzojnë për rrugën ku duhet të shkoni
Samsung me kufjet smart Gear IconX , ja për çfarë shërbejnë (VIDEO)

+ There are no comments

Add yours