Të flesh në mes të pemëve me këto tenda të varura

Të flesh në mes të pemëve me këto tenda të varura


//

Disa prej nesh i njohin tendat e famshme të varura të kompanisë Tentsile. Së fundmi kjo kompani ka lançuar tre modele të reja tendash që ju lejojnë të flini “në ajër”. Bëhet fjalë për modelin Trillium, një tendë trekëndore e vogël me kapacitet deri ne tre persona. Vista, një model me dy shtresa sipër njëra tjetrës. Trilogy, më e madhja deri tani e cila është e ndarë në tre pjesë dhe ka një kapacitet deri në gjashtë veta. Në 2014 kompania Tentsile solli një revolucion tek tendat e kampingut duke prezantuar tendën e varur që të lejon të flesh në mes të pemëve. Tentsile është krijuar nga dizajneri Alex Shirley-Smith dhe Kirk Kirchev në 2012 dhe është tashmë fituese e çmimit IPSO BrandNew 2015/2016. Si pjesë e iniciativës së tyre në mbrojtje të mjedisit, kompania mbjell 3 pemë për çdo tendë që shitet.

Kanë lënë punën dhe kanë shitur gjithçka për të udhëtuar botën së bashku me macen e tyre
Brenda avioneve privatë me fantastikë

+ There are no comments

Add yours