Sukseset më të mëdha të shkencës për vitin 2016
Zbulime shkencore, arritje dhe shpikje bëhen gjatë gjithë kohës. Përgjatë vitit publikohen gazeta dhe artikujt e tyre në cdo numër paraqesin gjëra të reja të pabesueshme. Kjo listë paraqet disa nga zbulimet më të mrekullueshme që shkenca ka bërë gjatë vitit 2016.
1-Ulja vertikale e raketës
Deri tani kemi parë raketa të ulen vertikalisht vetëm nëpër filma. Në fakt, raketat nuk mund të ulen vertikalisht për shkak të disa arsyeve si: inercia, graviteti, shpejtësia, fërkimi etj. Mjafton të thuhet se disa raketa u shkatërruan në atmosferë ose u rrëzuan diku në tokë për t’u rizbuluar disa kohë më pas. Kompania private SpaceX ka zbuluar një mënyrë për t’i bërë raketat të ulen në Tokë vertikalisht. Kjo jo vetëm do të bëjë të mundur që NASA të ripërdorë raketat, por gjithashtu të zvogëlojë koston për “ekspedita në hapësirë.”
2-Super Hëna
Çdo vit shkencëtarët mirëpresin super hënën (kur ajo është më afër tokës), por këtë vit hëna mori një vëmendje të veçantë, sepse ka qënë më afër pas 68 vitesh. Kjo ndodhi më 12 nëntor 2016.
3-Tableta aborti me postë
Ndërkohë që në disa vende zhvillohen protesta kundër abortit, të tjerë janë duke dërguar pilula aborti ‘me postë’ për realizimin e hulumtimeve.
Objektivi është për të përcaktuar nëse “tele abortet” janë të sigurta dhe që nënat nuk duhet të shkojnë në klinikë për të abortuar. Për momentin studimi është duke u zhvilluar në katër shtete: Hawaii, New York, Oregon dhe Washington dhe kanë marrë pjesë 12 gra.
4-Ruajtja e përjetshme e të dhënave
Çfarë ndodh nëse keni një pajisje, që mund të ruajë të dhënat për 13,8 miliardë vjet? Kjo është koha e ekzistencës së Tokës. Pajisja mund të ruajë 360 Terabytes të dhëna. Shkencëtarët kanë përdorur xham të nanostrukturuar për të ndërtuar këtë paisje.
5-Planeti i Nëntë
Të gjithë kur kemi qenë në shkollë kemi menduar se Planeti X do të thotë planeti i 10-të në sistemin tonë diellor (sepse X ishte 10 në numrat romakë), por në fakt nuk ishte kështu. Planeti i X ishte në fakt emri hipotetik i dhënë një planeti pas Neptunit “para” zbulimit të Plutonit në shekullin e 20. Shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë kanë zbuluar grupe masive të materies përtej Neptunit dhe që ata thonë “duhet” të jetë planeti i Nëntë, edhe pse ende vetëm në hipoteza.
6-Një tjetër zbulim për të miratuar se njeriu e ka prejardhjen nga peshku
Gjithmonë kemi menduar se prejardhja e njeriut është nga majmuni. Sipas shkencëtarëve, Cacefish (një peshk i vogël me ngjyrë që jeton vetëm në shpellat gëlqerore në Amerikën e Veriut) evoluoi për të formuar jetën vertebrale në tokë. Ky është një lloj peshku që në fakt mund të ecë nëpër mure!
7-Implanti kibernetik
Truri është shumë misterioz. Ai është aq i vogël në krahasim me pjesën tjetër të trupit dhe njëkohësisht po aq i rëndësishëm. Në Universitetin Shtetëror të Ohio-s, mjekët kryen një implant kibernetik, i cili përfshinte vendosjen e një monedhe të vogël në brendësi të trurit të një pacienti që vuante nga paraliza e të katër gjymtyrëve. Në trajtimin e veçantë kirurgjik, bartës i çip-it ishte në gjendje për të lëvizur katër gishtat e tij pas 6 vjetësh. Edhe pse këto zbulime janë shumë të rëndësishme në shkencë dhe mjekësi, ka ende mjaft kohë deri sa ato të jenë në dispozicion për njerëzit.
8- Gurë të dioksidit të karbonit në tokë
Dioksidi i karbonit që është hedhur në tokë mund të shndërrohet në shkëmb të fortë. Ky zbulim do të ndihmojë shkencëtarët në zbulimin e një mënyre për të mbajtur një ekuilibër të emetimeve të dioksidit të karbonit në Tokë.
9-Qelizat që ndihmojnë njerëzit të ecin përsëri
Hulumtuesit në ‘Universitetin Stanford’ injektuan qeliza burimore të modifikuara në trupin e pacientëve, të cilët kishin pasur goditje kronike. Procedura ishte përcaktuar kryesisht si e suksesshme, me të vetmin efekt anësor që pacienti kishte dhimbje koke të lehtë. Ky proces mahnitës shërimi mori rreth gjashtë muaj për të prodhuar qeliza të mjaftueshme për të lejuar lëvizshmërinë. Goditjet ndodhin kur furnizimi me oksigjen i çdo pjese të trurit është i kufizuar.
10-Hëna e re (Asteroid 2016 HO3)
Hëna në thelb është një satelit natyror, që sillet rreth tokës në një orbitë të caktuar. Ajo është përgjegjëse për fenomene si baticat e oqeanit, zgjatjen e lehtë të ditës dhe eklipsit diellor. Në fakt tërheqja e saj është aq e fortë sa ajo mund të zhvendosë tokën me 0.25 centimetra. Tani sipas shkencëtarëve të NASA-s ne kemi një hënë të dytë, të quajtur 2016HO3. Në thelb ajo është një asteroid, por ajo po shkon rreth tokës në një orbitë të caktuar si shumë satelitë që njeriu i ka nisur në hapësirë.
Material i siguruar nga listverse.com dhe telegraf.com.
+ There are no comments
Add yours