Snapchat do të prezantojë syzet SMART me kamera (VIDEO)

Snapchat do të prezantojë syzet SMART me kamera (VIDEO)


//

Syzet me kamera që mund të regjistrojnë video deri ne 10 sekonda, pritet të prezantohen këtë vjeshtë nga Snapchat. Quhen “Spectacles” dhe përbëhen nga lente që shohin nën 115 gradë, të përafërt me gjerësinë pamorë natyrale të syrit të njeriut.

Çdo klikim mbi butonin e montuar në pjesën e sipërme të lentes, regjistron një video tjetër të re.

Do të jenë më bateri të karikueshmë, e cila zgjat një ditë.

Këto syze të vecanta pritet të kushtojnë 130 $ dhe të përdoren nga të rinjtë, më tepër nga adhuruesit dhe përdoruesit e Snapchat.

Fotot, videot dhe story të ndryshme mund të regjitrohen automatikisht për tu riparë dhe edituar më vonë.

Lajmi është dhënë nga CEO o kompanisë, Evan Spielegel në The Wall Street Journal.

Në 2014, Snapchat bleu laboratorin Vergence Labs, ku prodhoheshin syze të ngjashme me Google Glass, të cilat regjistronin video dhe çdo gjë që përdoruesi shihte. Në 2015, kompania formoi ekipin e studimit të Snapchat, një skuadër e përbërë nga shkencëtarë dhe inxhinierë të specializuar në vizionin digjital dhe sistemet e IA.

Burimi: Telegraph

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours