Si të zgjasni jetën e baterisë së iPhonit tuaj
Jetëgjatësia e baterisë së iPhone
Kushdo që ka përdorur iPhone edhe për pak ditë, ka kuptuar që pavarësisht se janë më të fuqishëm dhe më argëtues ata kanë një çmim, e cila është “jeta e baterisë”
Ka shumë mënyra për të kursyer baterinë, por ato kërkojnë të mbyllni disa programe prandaj duhet të zgjidhni cilat prej tyre mund të sakrifikoni dhe cilat jo.
Origjina e telefonit tuaj nëpërmjet numrit IMEI
Cila është origjina e telefonit tuaj Celulari, me shumë gjasa, është pajisja më e përdorur në të gjithë botën. Vetëm para disa vitesh përdorimi i celularëve ishte shumë i limituar. Sot shumë përdorures kanë të paktën 1 ose më shumë pajisje telefonike. Tashmë telefoni është kthyer në një mjet të..
Këtu kemi renditur 11 mënyra për ta përmirësuar jetën e baterisë, por ju e zgjidhni vetë cilën prej tyre të zbatoni dhe cilën jo.
1. Parandaloni rifreskimin e programeve të hapura “Background app refresh”
Ka disa programe të cilat janë krijuar për ta bërë iPhonin tuaj më të zgjuar dhe gati për ju kurdo që t’iu duhen. Një nga këto programe është “background app refresh”. Ky program shikon programet që ju përdorni më shumë, kohën kur ju i përdorni dhe automatikisht i përditëson ato për ju kështu kur ju të doni ti përdorni ato sërish. Përshembull nëse ju e shikoni Facebook rreth orës 7:30 ky program do e përditësojë Facebook rreth orës 7:00. Por bukuria e këtij programi ka të metat e tij, të.
Fike në këtë mënyrë.
- Settings
- General
- Background app refresh
- Ose fikeni totalisht kete aplikacion ose per programe specifike
2. Mos “update” automatikisht aplikacionet
Nëse kini iOS 7 ju mund te harroni të përditësoni aplikacionet tuaja. Ato përditësohen automatikisht sa here ka te reja. Një risi me vlere por njëkohësisht me kosto te larte për baterinë. Nëse ju duhet një update bëheni manualisht vete për te kursyer baterinë.
E gjeni si me poshtë:
- settings
- iTunes & app store
- Ne seksionin Automatic Download gjej sektorin Update
- Kalo butonin tek pjesa Off/e bardhe
3. Mos merr “app suggestions”
Aplikacioni suggestion është një e re tjetër për iOS 8, i cili përdor vëndodhjen tuaj, për t’iu sugjeruar aplikacionet që keni shkarkuar apo janë disponibël tek app store te cilat mund t’iu hynë në punë në bazë të vendodhjes tuaj. Mund të jetë e vlefshme por aspak e domosdoshme dhe ju konsumon shumë bateri duke u lidhur gjithmonë me vendodhjen tuaj dhe me aplikacionet online.
Fike “suggestion app”
- Settings
- General
- Handoff & suggestion app
- Kaloje butonin tek off per my Apps dhe App Store
4. Hape auto-brightness
iPhone ka një sensor për dritën kështu kur ka shumë dritë ai ul ndriçimin e ekranit dhe kur ka pak dritë ai e ngre ndriçimin, ky element i zgjat jetën baterisë por gjithashtu e bën më mirë të dukshëm ekranin e telefonit. Nëse e hapni këtë opsion dritë ju do të përfitoni më shumë bateri nga ndriçimi i ekranit.
Rregullo këtë opsion duke:
- settings
- Display and brightness
- Kalo butonin tek pjesa on
5. Ndalo “motion and animation”
Një nga opsionet me te bukur të iOS është background motion. Kur ju lëvizni telefonin do të shikoni ikonat që lëvizin nga backgroundi. Sigurisht është një efekt i bukur por gjithashtu shkakton shumë harxhim baterie. Mund ta lini ashtu nëse ju pëlqen shumë por nëse ju duhet më shumë bateria atëherë bëni mirë ta fikni.
- Settings
- General
- Accessibility
- Reduce motion
- Kaloje butonin tek drita jeshile On
6.Mbaj WiFi të mbyllur
Sigurisht që iPhone ka një sistem WiFi që i lejon të lidhet shumë shpejt me internetin, madje shumë më shpejt se 3G apo 4G, megjithatë është i vlefshëm vetëm ku ka linjë të lirë. Por ndërkohë që nuk gjen linjë ai vazhdimisht përpiqet të gjejë linja të reja dhe kështu nëse e mbani ndezur WiFi do ju shpenzojë shumë bateri. Nëse e hapni manualisht sa herë që keni linjë do i zgjasni jetën baterisë tuaj.
- Settings
- Wi-Fi
- Kalo butonin nga ngjyra e bardhë Off
Shënim për ata që kanë orë Apple. Kjo pikë nuk vlen për ata sepse ora Apple ka shumë opsione që janë të lidhura direkt me Wi-Fi dhe kështu nuk duhet fikur.
Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6
Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6 Prej disa vitesh këto janë dy telefonat më të përdorur në treg. Në Shqipëri gjithsesi këto vazhdojnë të kenë edhe shitjet më të mëdha. Prandaj ne duam të rikthejmë në vëmendje dhe të krahasojmë kush ësht më i miri. Samsung Galaxy S6 apo iPhone..
7. Sigurohu që “Hotspot” i telefonit tuaj është fikur.
Ky opsion është shumë i dobishëm. Ai lejon që ju të jepni internet me wireless përreth jush pajisjeve të tjera. Por si mund ta dini deri tani ai shkakton shume humbje baterish. Prandaj duhet të siguroheni që këtë opsion ta fikni kur nuk e përdorni. Ky opsion nëse lihet hapur gjithë kohës do ju surprizojë sa shpejt do ia u harxhojë baterinë.
- Settings
- Personal Hotspot
- Kalo butonin tek pjesa e bardhë Off
8. Fikni shërbimet e lidhura me vendodhjen
Një nga opsionet më të bukur të iPhone është integrimi i GPS tek telefoni. Kjo i lejon telefonit të dijë ku ju ndodheni dhe t’iu japë direktivat e duhura. Ti japë këtë informacion aplikacioneve dhe ti ndihmojë ato t’iu japin sugjerimet e duhura. Por edhe kjo ka kosto të lartë tek bateria sepse gjithmonë është aktive dhe ka nevojë për energji.
- Settings
- Privecy
- Location Service
- Kalo tek pjesa e bardhë Off
9. Mbylli opsionet e tjera që punojnë me vendodhje
iPhone mund të përpunojë shumë të dhëna gjatë kohës që është i hapur por sa më shumë këto të dhëna janë lidhur me internetin ose GPS aq më shumë e harxhojnë baterinë. Shumë nga këto opsione nuk duhen pjesën më të madhe të kohës kështu mos i mbani hapur për të harxhuar baterinë ditore.
- Settings
- Privacy
- Location service
- Kaloi tek Off opsionet Diagnostic & Usage, Location Based iAds, Popular near me, Setting time zone.
10. Bëj jo aktive background dinamike
Një opsion tjetër i iOS është Animated Wallpaper, të cilat e bëjnë ekranin të jetë gjithë kohës me efekte sipas imazhit që ju keni zgjedhur. Nëse mund tia dilni pa këto animime atëhere mos i mbani për të zgjatur jetën e baterisë.
11. Gjej kush harxhon më shumë bateri
Shumica e sugjerimeve tona në këtë listë janë për të bërë apo jo gjëra të ndryshme. Ky sugjerim ju tregon të shikoni vetë cili program ju harxhon më shumë bateri dhe të vendosni vetë. Tek iOS 8 ka një opsion të ri të quajtur battery usage i cili tregon se cili program ka thithur më shumë bateri 24 orët e fundit dhe 7 ditët e fundit. Nëse e mbani në kontroll këtë program do kuptoni vetë se cili e harxhon baterinë më shumë kështu do zgjidhi ta përdorni apo jo.
- Settings
- General
- Usage
- Battery usage
Dhe sigurisht nëse ju nuk doni të hiqni dorë nga asnjë program apo opsion ekstra tani ka edhe zgjidhje të tjera. Janë bateritë e jashtme të cilat i mbani me vete dhe mund të karikojnë telefonin tuaj deri ne katër herë.
Kush është më i mirë Iphone 8 apo Samsung S8
Kush është më i mirë iPhone 8 apo Samsung S8 Këto dy janë telefonat më të përfolur dhe të kërkuar për 2017 dhe me siguri për një pjesë të madhe të 2018. Megjithatë gjithmonë konsumatori ka dilemën për të zgjedhur, iPhone 8 apo Samsung S8. Kjo sepse të dy telefonat..
+ There are no comments
Add yours