Si të përmirësoni memorien e samsung galaxy s6
Memoria e galaxy S6
Për arsye të paqarta Samsung vendosi që Memoria e Galaxy S6 të mos ketë mundësi të shtohet me karta memorjesh. Kjo bën që kur të zgjidhni një prej modelet 32, 64, apo 128 Gb ta mendoni mirë sepse ajo do jetë e gjitha.
Kjo ka bërë që shumë përodues ta kenë një prej shqetësimeve kryesore këtë problem. Shikoni përshtypjet ndërkombëtare këtu.
Si te zgjasni jetegjatesine e baterise se Samsung Galaxy S6
Bateria e Samsung S6 Samsung Galaxy S6 vjen me nje bateri te integruar prej 2550 mha. Kjo bateri eshte e madhe por serisht perdoruesit vazhdojne te kene probleme me te (shiko përshtypjet e përdoruesëve këtu). Për fat të mirë Samsung me këtë model ka vendosur opsionin e super kursimit të..
Megjithatë në një farë mënyre memorja e galaxy S6 mund të përmirësohet.
Ka dy mënyra.
Përfitoni më shume memorie per galaxy S6 duke hequr aplikacione dhe optimizuar programet.
Fshini aplikacionet e panevojshme
Të jeni të sigurt që në telefonin tuaj gjenden shumë aplikacione të panevojshme për ju. Shpesh ne priremi të instalojmë diçka që nuk na pëlqen por më pas harrojmë ta fshimë. Ky është momenti i duhur për ti kusyer pak hapsirë telefonit tuaj.
Fshini dosje të përkohëshme
Telefoni priret të mbajë shumë dosje të përkohëshme në memorjen e tij. Këto dosje nuk janë të nevojshme kështu mund ti fshini periodikisht për të liruar memorien e samsung S6.
Për ta bërë këtë klikoni Settings – System – Storage – Cached Data
Duke hedhur online materiale të vjetra
One drive është një nga aplikacionet që samsung e ka të instaluar. Këtë shërbim ju mund ta përdorni për të hedhur fotot apo dokumentat e vjetër. Nëse e bëni këtë ato nuk do jenë më në memorjen e telefonit por në atë të one drive. Kur të doni ti shikoni do ju duhet të përdorni internetin prandaj këshillohet që të bëhet me materiale të vjetra që i aksesoni rrallë.
Ulni cilësinë e fotove dhe videove
Kjo është një nga mënyrat që mbush më shumë memorjen. Shumë përdorues të samsung S6 nuk e dinë që fotot i bëjnë me rezolucionin më të lartë të mundshëm. Një rezolucion më i ulët mund tiu dyfishojë numrin e fotove që mund të bëni me të njëjtën memorje disponibël. Ulja e rezolucionit nëse fotot i shikoni në telefon apo i printoni nuk ndikon pothuajse fare në cilësinë e saj. Dallimi duket kur doni ti zmadhoni apo printoni në formate të mëdha. Është e këshillueshme që mos lini rezolucionin më të ulët dhe as më të lartë asnjerë.
Përfitoni më shume memorje per galaxy S6 duke përdorur pajisje të ndryshme të jashtme
Sot teknologjia ka shumë alternativa për telefonat dhe nevojat e tyre, disa prej tyre mund tju ndihmojnë të përmirësoni memorien e galaxz S6.
i-USB
Kjo është USB më e re në tregun botëror. Një USB që shumë shpejt do të bëhet mbase edhe mënyra e vetme e USB-ve, kjo ngelet për tu parë. Megjithatë shumë versione tashmë kanë dalë në treg. Edhe në Shqipëri mund të gjeni version deri në 128 GB si kjo këtu. Këto i-USB lidhen si me iPhone, Android apo çdo lloj pajisje kompjuteri. Ka një adaptor OTG në paketim. Dhe gjithashtu është në formë varëse çelesash.
Besoj çdo person i apasionuar vërtet me elektronikën do ta ketë tashme një pajisje të tillë edhe pse është risi. Me këtë ju mund të mbani informacione jashtë telefonit tuaj. Të kaloni informacionet nga një telefon në kompjuter apo në një telefon tjetër. Gjithçka do i duhej një personi që e shpenzon shpejt memorjen e telefonit të tij.
Për ta blerë në shqipëri këtu
Për ta blerë jashtë Shqipërisë këtu
Dual USB
DUAL USB janë një prej tyre, janë në njërën anë USB të thjeshta dhe në anën tjetër Micro USB e cila mund të përdoret tek çdo telefon. Nuk është një zgjidhje për ta patur gjithmonë të vënë në telefon, por është shumë praktike dhe ju lehtëson procesin e rruajtjes së të dhënave në një vend tjetër nga telefoni. Këtë memorje e keni lehtësisht të aksesueshme dhe mund ta merni me vete kudo.
Për ta blerë në Shqiperi këtu
Për ta blerë jashtë Shqipërisë këtu
Lexues kartash Mini USB
Një zgjidhje e ngashme është Lexuesi i kartave Mini USB, i cili lexon çdo lloj karte nga telefoni juaj. kjo gjithashtu do ketë të njëjtin funksion si Dual USB por ka avantazhin se mund të përdorni dhe të shkëmbeni informacion nga shumë paisje të tjera që kanë karta memorje. Ju mund të ndroni imazhet nga njëri telefon në tjetri, mund të shikoni imazhet e kamerave apo gjithckaje tjetër që ka karta memorjeje.
Për ta blerë jashtë Shqipërisë këtu
Adaptori OTG Micro USB
Kjo është një zgjidhje më ekonomike për ata që kanë USB. Me këtë adaptor mund të aksesosh menjëherë çdo USB ose ta lidhësh me çdo kompjuter. Adaptori mund të mbahet në shtëpi ose në zyrë dhe të jetë praktik edhe i thjeshtë.
Për ta blerjë brenda Shipërisë këtu
Për ta blerë jashtë Shqipërise këtu
Fishë lidhës mbajtëse çelsash.
Kjo është një mini-fishë e cila lidh lehtësisht kompjuterin me telefonin. Duke qënë në formën e mbajtëses së çelsave e bën praktik dhe lehtësisht të transportueshëm. Madje kjo fishë mund të jetë edhe një zgjidhje për karikimin e telefonit në rastet kur nuk ke me vete karikuesin.
Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6
Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6 Prej disa vitesh këto janë dy telefonat më të përdorur në treg. Në Shqipëri gjithsesi këto vazhdojnë të kenë edhe shitjet më të mëdha. Prandaj ne duam të rikthejmë në vëmendje dhe të krahasojmë kush ësht më i miri. Samsung Galaxy S6 apo iPhone..
Sugjerim për të blerë kasa Samsung S6 pa patur nevojë për kartë krediti këtu
+ There are no comments
Add yours