Si të përmirësohet pikëpamja e rrënuar mbi veten dhe si të ngrihet vetëbesimi?

Si të përmirësohet pikëpamja e rrënuar mbi veten dhe si të ngrihet vetëbesimi?


//

Pikëpamja mbi vetveten ndërtohet nëpërmjet marrëdhënieve dhe detyrave të cilat na i imponon jeta. Është e rëndësishme për funksionimin tonë të përditshëm, andaj duhet kujdesur që të mos futemi në grackën e pakënaqësisë. Njerëzit me vetëbesim dinë çka dëshirojnë dhe besojnë që mund të arrijnë sukses. Vetëbesimi na bën bashkëpunëtor, partner, prind, mik të këndshëm… Ndërkaq buzëqeshja dhe përkrahja e të tjerëve, posaçërisht e atyre të cilët i duam, ndihmon në forcimin e shfaqjes pozitive vetjake para pasqyrës.low-self-esteem_377x171_181215521

Shpesh herë bëhen zgjedhje të gabuara, kuptoni që po bëni një punë që nuk ju pëlqen dhe keni një nivel më të ulët pune krahasuar me atë që kishit planifikuar. E njëjta gjë mund të ndodhë dhe në nivelin personal. Mungesa e vetëvlerësimit është një problem i rëndë. Shkakton rezultat të ulët në punë, por edhe në jetën tuaj personale.

Mungesa e vetëvlerësimit është një gjendje që e kalojnë femrat dhe meshkujt, por përqindjen më të madhe e zënë femrat. Kufiri për të kaluar në një gjendje patologjike është shpesh në rastet e vështirësisë për të jetuar një jetë normale.

low-self-esteem

Në këto raste ka një sjellje ndryshe nga situatat e tjera. Shpesh ndikon në vendime të rëndësishme në punë, shoqëri apo në jetën personale dhe nuk lejon të ndihesh i aftë për t’u përballur me situatat me të cilat jeta të vendos përpara. Zakonisht niveli personal dhe ai i punës janë në vija të barabarta. Në punë shpesh bëhen zgjedhje të gabuara, mjaftohesh me një punë që nuk të pëlqen apo nuk është ajo që ke dashur. Në nivelin personal është e njëjta gjë, kënaqesh dhe të mjaftojnë lidhje të cilat nuk janë të duhurat, ose vendos të rrish vetëm.

si-t-euml-p-euml-rmir-euml-sohet-pik-euml-pamja-e-rr-euml-nuar-mbi-veten-dhe-si-t-euml-ngrihet-vet-euml-besimi_hd-780x439

Është e rëndësishme të dish të kërkosh ndihmë. Kur vlerësimi për veten është shumë i ulët, shpesh individi nuk është në gjendje as të kërkojë ndihmë. Gjithashtu, është e rëndësishme të dish të vlerësosh veten dhe të besosh se mund të arrish rezultate të shkëlqyera në çdo punë që merr përsipër. Fillimisht të mendosh se je një person unik dhe i paçmueshëm. Zakonisht, kush ka probleme me vetëvlerësimin ka më shumë ndjeshmëri dhe i vlerëson gjërat pak. Edhe mënyra se si qëndron ndikon. Mbaj një qendrim drejt, me shpinën drejt dhe në gjendje për t’i përballuar situatat me kurajë. Gjithashtu, mos nguro të drejtohesh te një psikolog apo doktor për të zgjidhur problemin, sepse çdo gjë e ka një zgjidhje.

Burimi : Telegrafi

5 mënyra për të qenë më produktivë në zyrë
Zbulohet planeti i nëntë në Sistemin Diellor?

+ There are no comments

Add yours