Si të dalloj një iPhone origjinal kundrejt një iPhone fallco?

Si të dalloj një iPhone origjinal kundrejt një iPhone fallco?


//

Kanë kaluar shumë se 13 vite që kur Steve Jobs solli në treg iPhone-in e parë. Pas kaq shumë vitesh iPhone është rritur si në popullaritet dhe në përmasa duke zënë një vend të pazëvendësueshëm në treg dhe në jetën e shumicës prej nesh. Gjithë kjo kërkesë ka sjellë dhe futjen në treg të produkteve jo origjinale. (Tek e fundit, të gjithë e duan një pjesë të tortës.) Nëse ke blerë një iPhone apo po mendon ta blesh, Majmuni ka disa këshilla për t’iu shmangur mashtrimeve. Këto hapa të thjeshtë mund t’iu ndihmojnë të verifikoni nëse iPhone juaj është origjinal apo fallco. Ne po i ndajmë këto hapa në tre kategori kryesore: karakteristika fizike, karakteristika të sistemit dhe karakteristika të performancës. 

Karakteristika fizike 

Ka disa karakteristika fizike që e dallojnë një iPhone fallco nga ai origjinal:

1 . Vidat 

Një iPhone origjinal përdor vida në formën e një ylli pesëcepësh si këto që e dallojnë nga një iPhone fallco: 

Nëse vidat janë të thjeshta, në formë kryqi, iPhone juaj është fallco. 

2. Butonat  

Një tjetër tipar fizik i që e bën lehtësisht të dallueshëm një iPhone origjinal nga një iPhone fallco janë vendosja e butonave të zërit dhe të ndezjes/fikjes. Një iPhone origjinal e ka butonin e fikjes/ndezjes në krye të cepit të djathtë ndërsa butonat e zërit dhe tingullit në cepin e majtë. Sigurohuni që butonat janë të vendosur në këtë mënyrë përpara se të blini një iPhone të ri, ndryshe do të blini një iPhone fallco. Megjithëse ka raste kur edhe një iPhone fallco i ka butonat të vendosur në mënyrën e duhur, mund të dalloni një iPhone fallco nga ndjesia që jep kur i shtyp. Nëse iu japin përshtypjen se janë të lirë, kujdes, sepse iPhone juaj mund të jetë fallco! 

3. Ekrani

Cilësia e imazheve në ekranin e një iPhone origjinal, (duke nisur nga pamja e ekranit kryesor) ka një kualitet të lartë në krahasim me atë të një iPhone fallco. Imazhet duken më të gjalla dhe plot ngjyra, në krahasim më ngjyrat me kualitet të ulët tek shumë celularë iPhone fallco, si rezultat i mungesës së pjesëve të duhura. 

4. Logoja 

Molla e kafshuar e iPhone, logoja që e dallon brandin në mënyrë të dukshme, ju vjen në ndihmë për të verifikuar nëse iPhone juaj është origjinal apo fallco. Disa prodhues të iPhoneve fallco arrijnë të krijojnë modele të ngjashëm me logon e një iPhone origjinal, por nëse prekni sipërfaqen e një iPhone origjinal dhe një iPhone fallco, do ta kuptoni lehtë ndryshimin. 

5. Përshëndetja në ekran

Nëse asnjë nga karakteristikat e iPhone origjinal që kemi përmendur më sipër nuk iu vjen në ndihmë për të verifikuar nëse iPhone juaj është origjinal, kushtojini rëndësi mesazhit përshëndetës që shfaqet në ekran kur iPhone ndizet. Një iPhone fallco mund të shfaqë fjalë të tilla si “welcome”, ndërsa iPhone origjinal shfaq vetëm logon klasike të tij. Gjithashtu, nëse klikimi tek logoja në ekranin kryesor iu drejton në Google Store, iPhone juaj nuk është origjinal. 

6. Tipi i shkrimit

Një karakteristike dalluese e iPhone-ve origjinalë qëndron edhe tek fonti i shkrimit. Kur provoni të kontrolloni fontin e mesazheve në një iPhone fallco, do t’iu japi një mesazh me shkronja kineze. 

7. Numri i kartave SIM 

Teksa blini një iPhone të ri pyeteni shitësin se sa karta SIM mund të vendosen në të. Nëse iPhone që po blini nuk është iPhone XS, iPhone XS Max apo iPhone XR, iPhone origjinal i një modeli tjetër mund të funksionojë vetëm më një kartë SIM. Nëse ju thuhet ndryshe, dijeni se po merrni një iPhone fallco. 

8. Prodhimi 

Një karakteristike e një celulari iPhone origjinal është dhe etiketa që tregon vendin e prodhimit dhe atë të dizenjimit. Në një iPhone origjinal do të shihni “Designed by Apple California and Assembled in China”. “Prit, mos po më thua se një iPhone origjinal është prodhim kinez?”. Po, kjo me siguri do të ndryshoj mendimin tënd mbi produktet e prodhuara në Kinë. Prodhuesit e iPhone vendosën ta delegojnë një pjesë të proçesit të prodhimit fabrikave në Kinë, pasi qëllimi është gjithmonë “Prodhimi i sa më shumë pajisjeve në sa më pak kohë” dhe me sa duket, fabrikat kineze kanë mundur ta përmbushin këtë. 

Treguesit e performancës

Arsyeja kryesore pse iPhone është kthyer në një brand unik të pëlqyer prej shumicës është cilësia e lartë e cila justifikon dhe çmimin. Nëse blini një iPhone për një çmim të ulët, do të merrni atë për të cilën paguani, një cilësi të ulët. Kështu, disa nga karakteristikat e iPhone origjinal në përformancë të cilat mund t’ju ndihmojnë të dalloni një iPhone origjinal nga një iPhone fallco janë këto: 

1. Cilësia e kamerës. 

Cilësia e fotove dhe videove në një iPhone origjinal ndryshon dukshëm nga ato që mund të kapësh me një iPhone fallco. Tek e fundit, cilësia e kamerës është edhe arsyeja kryesore e blerjes së një iPhone. Cilësia e ulët dhe foto të paqarta janë ato që merrni në një iPhone fallco. 

2. Përdorimi i shumë aplikacioneve

Provoni të luani muzikë në sfond dhe nisni të navigoni në internet apo të luani një lojë. Një iPhone fallco do të ngadalësohet nëse përdorni më shumë se një aplikacion në të njëjtën kohë, gjë e cila nuk ndodh në një iPhone origjinal

3. Ngrirja e ekranit

Provoni të kaloni nga një aplikacion në tjetrin më shpejtësi. Nëse iPhone juaj është fallco, do të ngadalësohet, ndërkohë që në një iPhone origjinal do të funksionojë si normalisht. 

Karakteristika të sistemit

Kushtojini rëndësi këtyre karakteristika të sistemit të pajisjes suaj pasi mund t’iu ndihmojnë të dalloni nëse është origjinale apo jo:

1. Numri serial 

Ka dy mënyra për të gjetur numrin serial në celularin tuaj iPhone. E para është duke telefonuar në numrin *#06#, ndërsa e dyta duke shkuar tek Settings > General > About. Aty do të gjeni numrin tuaj serial të cilin më pas mund ta përdorni për të verifikuar nëse iPhone juaj është një model origjinal i prodhuar dhe rregjistruar nga Apple. Për ta bërë këtë, shkoni në uebsajtin zyrtar të Apple dhe vendosni numrin serial që gjetët. Nëse rezultati i kërkimit thotë se kodi është “invalid”, atëherë iPhone juaj nuk është origjinal.

2. Memorja 

Celularët iPhone kanë nje memorje që nuk mund të zgjerohet siç mund të bëjmë me shumicën e smartfonëve. Nëse ju thuhet se iPhone që po blini mund t’i shtohet memorja me anë të një kartë SD atëherë keni në dorë një celular iPhone fallco. 

3. “Hej Siri”

Asistentja që shoqëron çdo iPhone origjinal, Siri, nuk mund të instalohet në një iPhone fallco, ndaj kushtojini rëndësi dhe kontrolloni nëse aplikacioni gjendet i instaluar në celularin tuaj iPhone përpara se ta blini

4. Sistemi operativ

Çdo iPhone funksionon vetëm nën sistemin operativ iOS. Nëse merrni një pajisje që ka një sistem tjetër përveç iOS, si Android, jeni duke marrë një iPhone jo origjinal. 

5. iTunes 

Provo të hapësh iTunes duke e lidhur iPhone-n tuaj me një kompjuter. Nëse përgjigjja që merrni në ekran tregon se ka një gabim, celulari iPhone nuk mund të gjendet në sistem, çka do të thotë se iPhone juaj është fallco.

6. Aplikacionet e instaluara

Kur blini një celular iPhone, sikurse çdo smartfon, ka disa aplikacione të instaluara tashmë. Këto aplikacione janë: Compact, Settings, Music, Compass, Calculator dhe Photos. Nëse një prej këtyre aplikacioneve mungon, e dini se çfarë të mendoni.

Për celularë iPhone dhe aksesorë nga Apple shihni këtu. 

Referenca: https://visihow.com/Determine_Fake_vs._Real_Iphone

9 karakteristika të iPhone 11 që mund të mos i keni ditur më parë!
6 fakte interesante mbi kufjet!

+ There are no comments

Add yours