Si të arrini një rruarje më të mirë?

Si të arrini një rruarje më të mirë?


//

një rruarje më të mirë

A e dini se?

Kur bëhet kalimi nga një makinë rroje me rrotullim apo një brisk manual, do të duhet ca kohë për lëkuren tuaj për t’u përshtatur me metodën e re të rruarjes. Është njësoj si vija ndarëse e flokëve tuaj : duhet kohë që ato të kalohen nga anësore në pjesën e mesit. Kështu që jepini kohë.

Shpesh blejmë makina rroje të lira dhe çuditemi pse nuk rruajnë mirë. Kini parasysh që makinat e rrojes kanë nevojë për fuqi motorike më të madhe se makinat e qethjes. Gjithashtu kanë nevojë për tehe më cilësorë dhe rezistent. Këto dy faktorë i bëjnë makinat e rrojes më të shtrenjta. Megjithatë tregu është i mbushur me makina rroje të lira sepse klientët i kërkojnë. Një makinë rroje më e lirë se 5000 lek nuk do ju japë sodisfaksionin e duhur. Ndërsa për makinat e qethjes mund të blihen edhe modele më të lira.

makina e rrojes braun

Makina e rrojës SMART nga Braun

makina e rrojes braun Serie 7 Makina e rrojës Braun, pjesë e serisë 7 është cilësuar si makina e rrojës SMART falë tekonologjisë Sonic ( teknologjia e zërit) që janë krijuar. Makina Braun arrin që të përshtatet, “të lexojë” në një farë mënyre mjekrën, fytyrën dhe të pershtatet sipas formës..

0 comments

Hapat për një rruarje më të mirë

Hapi 1

Sigurohu që makina e rrojës është e karikuar. Nëse do rruheni me bateri duhet të kini parasysh që ndikon sa bateri ka makina e rrojes. Kur është drejt fundit fuqia ulet ndjeshë rrjedhimisht edhe cilësia e rruajtjes.

Hapi 2

Provo të rruhesh para se të lash fytyrën, pasi lëkura bëhet disi më e enjtur pas larjes.

Hapi 3

Pas disa ditëve pa u rruar, psh. pas një fundjave, duhet të shkurtoni mjekrën tuaj të bërë si kashtë para se të rruheni. Pra nuk mund të rruheni me makinë rroje kur mjekra është e gjatë.

Hapi 4

Dhe tani, ndiz makinës e rrojës. Tërhiqe lëkurën me dorën e lirë para se të fillosh të rruash zonat më të ndjeshme apo ato që kanë nevojë për një rruarje më të afërt. Kjo gjë lejon një rrëshqitje më të lëmuar mbi lëkurë.

Hapi 5

Mbaje makinën në këndin e drejtë (90°) me lëkurën tënde dhe rruaj në drejtim të kundërt me atë të rritjes së mjekrës. Gjithashtu mbaj mend të shmangësh kalimin mbi të njëjtën zonë çdo herë e më shumë, pasi kjo shmangie rrit mundësinë e mos-irritimit të lëkurës.

Hapi 6

Mbaj presionin për të arritur edhe rruajtjen më të mirë të mundshme. Nuk është nevoja për të ushtruar aq forcë sa me briskun manual.

Hapi 7

Pastroje makinën e rrojës rregullisht. Mos pastrimi duket sikur nuk ndikon por me kalimin e kohës ai i ul fuqinë motorike makinës dhe mprefjen briskut. Në çdo makinë rroje duhet të vijë një shishe e vogël me lëng për pastrim dhe një furçë.

Ne rekomandojmë zëvendësimin e pjesëve prerëse të makinës çdo 18 muaj duke qenë se ato janë pjesë e veshjes së saj. Mos përdor shumë presion dhe vazhdo në këtë mënyrë!

Ju mund të gjeni tek Aladini të gjithe gamën e markës Braun, mjafton të klikoni këtu.

Posts not found

Telefon i pathyeshëm dhe i lirë që mund ta gjeni online
Blerjet e meshkujve online gjatë 2017

+ There are no comments

Add yours