Si ta përdorësh smartfonin tënd si një Maus?
A e dinit se mund ta përdornit smartphonin tuaj si një maus për kompjuterin tuaj? Duke shkarkuar një aplikacion për maus në telefon, ti mund të rifreskosh desktopin tënd, të fshish objekte, përdor telefonin tëd si një shënjues për prezantime, përshtat pa kabull playlistat, etj. Këtu janë hapat për ta arritur këtë gjë.
Si fillim duhet të dish se cilin sistem operimi ka smartphoni yt. Për smartphonat Android dhe Windows, aplikacionet mund të komunkojnë me kompjuterin tënd nëpërmjet bluetoothit ose Wirelessit.
1- Unified Remote (Android)
Ky aplikacion të lejon të kontrollosh më shumë se 70 programe në laptopin apo komjuterin desktop tëndin. Ai ofron edhe opsione të komandimit të zërit dhe të lëvizjes së duarve për Spotify dhe YouTube™. Funksionon edhe me Bluetooth edhe me Wireless.
2-Remote Mouse (Android)
Aplikacioni Remote Mouse po fiton shumë cilësi sipas eksperiencës së përdoruesit dhe ndërfaqes së përshtatshme. Ai suporton Wi-Fi dhe rrjet 3G.
3-Mouse Remote (Windows)
Kjo është zgjedhja e duhur nëse ke një telefon Windows. Ky aplikacion përmban thuajse të njëjtat tipare si të tjerët, por dizajni I tij minimalist e bën atë edhe më të lehtë për t’u përdorur.
Gjithmonë përditëso softuerin tënd
Kjo është një këshillë shumë e rëndësishme për arsye sigurie. Gjithmonë përditëso softueret dhe aplikacionet e smartphonit tënd, pasi ato përmirësojnë opsionet ekzistuese ose shtojnë të tjera, si dhe ato shtojnë përmbajtje sigurie që ndihmojnë në mbrojtjen e smartfonit tënd.
+ There are no comments
Add yours