Si duhet të jenë meshkujt për të pasur femrën që dëshirojnë përkrah!?

Si duhet të jenë meshkujt për të pasur femrën që dëshirojnë përkrah!?


//

Couples-Read-Together-Stay-TogetherKjo këshillë vlen për të gjitha çunat që kërkojnë të duken seksi dhe të kenë përkrah vajzën e duhur. Mos buzëqeshni shumë, por dukuni të menduar dhe seriozë. Kurse për femrat, krejt e kundërta.

Femrat mendojnë se burrat e lumtur janë shumë më pak tërheqës sesa ata me shprehje të fytyrës që reflektojnë krenari apo që lënë të kuptohet se kanë bërë diçka gabim dhe janë penduar, sipas një kërkimi të fundit në Kanada.

Studimi u publikua online nga revista sociale amerikane “Emotion”, të shoqëruara me fotot përkatëse të sekseve të kundërta, për të cilat pjesëmarrësit në anketim ishin pyetur për reagimet fillestare të tërheqjes seksuale, duke u bazuar në shprehjet që shihnin.

“Burrat që buzëqeshnin konsideroheshin paksa jo tërheqës nga femrat”,- tha Jessica Tracy, profesoreshë psikologjie në Universitetin e British Columbia, e cila drejtoi studimin.loving-couple

“Pra, megjithëse burrat besojnë se buzëqeshja është diçka e mirë kur duan të jenë sa më tërheqës, zbulimet tona tregojnë se nuk është aspak kështu”,- tha Tracy.

Ndërsa reagimi i meshkujve ishte i kundërt.

“Femrat që buzëqeshin janë absolutisht tërheqëse. Buzëqeshja ishte padyshim shprehja më tërheqëse që femrat mund të jepnin”,- tha Tracy në një intervistë.

Kërkuesit pranonin se nuk ishin të sigurt përse femrat e meshkujt kishin reagime kaq të ndryshme ndaj buzëqeshjeve, por sipas tyre, tek një mashkull, buzëqeshja e tregonte shumë femëror dhe të dëshpëruar për seks.landscape-1437504797-couples

Studimi i shtonte gjithashtu peshë nocionit se femrave u pëlqejnë djemtë paksa të këqij.

“Femrave u pëlqejnë djem si James Dean, apo Eduard vampiri. Djemtë me të meta, por ata që e dinë këtë dhe torturohen prej saj”,- tha Tracy.

Një shprehje e butë turpi ishte gjithashtu pozitive për meshkujt, ndaj të cilëve femrat mund të ndjenin simpati. Por edhe meshkujt ndjenin tërheqje seksuale për femrat që tregonin turp në shprehjet apo gjuhën e tyre trupore.Si-duhet-të-jenë-meshkujt-për-të-pasur-femrën-që-dëshirojnë-përkrah-300x200

Kërkuesit theksuan se ata kishin studiuar vetëm reagimet fillestare të tërheqjes, dhe se nuk rekomandonin strategji të tilla për marrëdhëniet afatgjata.

“Kur njerëzit kërkojnë një marrëdhënie afatgjatë, ata mund të marrin parasysh shumë më tepër sesa tërheqjen fillestare seksuale. Mirësia e një personi, për shembull, është diçka e madhe”,- tha Tracy.

“Pra, ne nuk po u themi djemve të bëhen medoemos të këqij”,- tha ajo.

Trëndafili bëhet një bimë robotike
Destinacionet turistike më pak të vizituara!

+ There are no comments

Add yours