
Shumë shpejt del iPhone 8. Ja RISIA që do të ketë
Të gjithë janë në pritje të iPhone 8 , edhe pak ditë mbeten deri në daljen e tij, për të parë risitë që ky smartphone do të sjellë. Është thënë se iPhone 8 do të vijë me shumë risi, dhe ndër të tjera është teknologjia Face ID, e cila ka të bëjë me përdorimin e shprehive të fytyrës, në vend të prekjes Touch ID.
Shkencëtari Guilherme Rambo, duke analizuar kodin smart speaker HomePod, ka zbuluar një strategji “AttentionAwarenessObserver”, e cila konsiston në çaktivizimin e njoftimeve vetëm me një vështrim.
Face ID është një sistem inovativ autentik i iPhone dhe që pritet të zëvendësojë tradicionalen Touch ID, e cila siç është e njohur nga të gjithë mundëson përdorimin e smartphone nëpërmjet shenjave dixhitale.
Përveçse do zhbllokojë ekranin e smartphone, Face ID e Apple, do të lejojë edhe të bëhen pagesa me Apple Pay dhe të bëhen doënload aplikimesh në App Store.
+ There are no comments
Add yours