Më shumë kreativitet dhe imagjinatë. Pse lodrat e drurit janë zgjedhja më e mirë për fëmijët ?

Më shumë kreativitet dhe imagjinatë. Pse lodrat e drurit janë zgjedhja më e mirë për fëmijët ?


//

Ideja për të mos përdorur lodrat plastike, mbështetet fort në filozofinë se imagjinata është çelësi i të mësuarit dhë i zhvillimit tek fëmijët. Lodrat “moderne” të ditëve të sotme janë bërë shumë të thjeshta, mjafton një shtypje butoni dhe më pas çdo gjë vazhdon vetë, pra pa asnjë përfitim të marrë. Për këtë dhe shumë arsye të tjera specialistët, psikologë, mësues rekomandojnë më shumë lodrat e drurit.

Ndërsa Ide Dhuratash ju sjell disa sugjerime interesante, me disa modele lodrash.

Pse lodrat e drurit janë zgjedhja më e mirë për fëmijët ?

Lodrat e drurit janë më rezistente ndryshe nga lodrat plastike të cilat sapo përplasen nga fëmijët kur janë duke luajtur lodrat e drurit nuk thyhen, dhe janë më jetëgjata. Janë më cilësore për materialin me të cilin janë krijuar dhe nuk janë të dëmshme për fëmijët, duke patur parasysh dëshirën e tyre për të eksperimentuar me to.

Lodrat e drurit nxisin kreativitetin , fëmijët më to mund të krijojnë vetë, ndryshe nga lodrat plastike të cilat lëvizin vetë dhe kanë zhurmë e tinguj. Pra e vetmja gjë që mund të bëjnë fëmijët është t’i shohin dhe të argëtohen me to. Ndërsa lodrat e drurit nxisin më shumë imagjinatën e fëmijëve gjatë kohës që janë duke luajtur. Forma e tyre bazike i bën të eksplorojnë mënyra kreative si t’i kombinojnë. Në këtë formë stimulohen njëkohësisht disa aftësi motorrike ndërkohë që fëmija argëtohet.

Lodrat e drurit rriten me fëmijët dhe madje mund të jenë në gjendjen e njëjtë ndër vite edhe për fëmijët e tjerë. Kur blini lodra druri ju investoni në diçka jetëgjatë me të cilën fëmija rritet.

Ofrojnë mundësi të ndryshme për të luajtur me to, mënyra të ndryshme për lojra të ndryshme. Kjo duke u bazuar edhe në moshën e fëmijëve. Bebet dhe parashkollorët mund të kenë tërheqjen bazike si ndaj çdo loje por teksa ata rriten lodrat e drurit mund të përdoren në mënyra më komplekse duke i përfshirë edhe në edukimin e tyre shkollor si psh format gjeometrike etj.

Ide Dhuratash ju sjell disa sugjerime inetresante, lodra të ndryshme argëtuese, me përfitimet e përmendura më sipër dhe të tjera.

1.Tabela e drurit për të mësuar numrat dhe shkronjat 

Tabelë 100% prej druri cilësor. Me dy anë: tabelë e zezë për shkumësa dhe tabelë e bardhë për lapustila. Në pjesën e poshtme të tabelës ndodhet numëratori dhe shifrat për veprimet bazë matematikore.

2.Tavolina multiaktivitet

Tavolinë druri shumë funksionale me Lodra të ndryshme interaktive e cila ndihmon në zhvillimin e aftësive motorike të fëmijëve.

Si edhe për të mësuar format, ngjyrat, numrat e shumë të tjera.

3.Kubat Didaktike Pino 

Kub didaktik i markës Pino, është ideal për njohjen e ngjyrave dhe formave nga fëmijët.  Ndihmon mundësinë për të koordinuar sytë me duart gjithashtu zhvillon aftësitë motorike.  Gjatë lojës ju do të mund të kuptoni disa cilësi të fëmijës si durimi, këmbëngulja dhe shkathtësia. I përbërë nga dru gome i një cilësie të lartë dhe i pikturuar me ngjyra jo toksike me bazë uji. Me 12 element me forma të ndryshme.

4.Ferma e drurit me kafshë 

Ferma prej druri, me 11 personazhe,  e markës Globo. Fëmijët mund të ndërtojnë çdo pjesë të saj dhe të zbaviten. Ndihmon në zhvillimin dhe përqendrimin e fëmijëve.

 

 

5.Tabela Edukative 

Tabela edukative prej druri që fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre edukuese, për të mësuar rreth motit dhe stinëve. Për të mësuar ditët, javët dhe muajt dhe si të njohin orën.

Ide Dhuratash gjeni këto edhe shumë lodra të tjera druri. Dhe mund t’i porosisni online ose më telefonatë nga çdo qytet ku ju ndodheni.

Kohë e limituar për të gjetur dhuratat? Porosite online dhe Dyqan Taxi ta sjell aty ku je ti
Epoka e Skënderbeut, vjen në lojën e parë strategjike shqiptare (VIDEO)

+ There are no comments

Add yours