
SHOOTLR – Aplikacioni që konkuron Instagramin!
Nuk ke pse pret më derisa miqtë të shpërndajnë një foto me ty kur ata janë në party pa ty! Je ti ai që mund t’u bësh atyre një foto nga telefoni i tyre — POR SI?
Ju prezantojmë me aplikacionin më të ri i cili bën të mundur këtë gjë : Shootlr
Shootlr i dërgon mikut tënd një kërkesë për foto me titull “Send A Shootlr Request” dhe ai që e merr këtë kërkesë klikon në njoftim dhe sheh se për sa kohë duhet të bëjë foton që t’ia dërgojë mikut. Në momentin që është gati, klikon në butonin “SHOOT!” i cili kap foton brenda 3 sekondave dhe e dërgon. Kështu të dy personat pas telefonave mbeten të kënaqur!
https://www.youtube.com/watch?v=tYqwGe2FJYU
Por mund të ndodhë edhe që koha e kërkesës është shumë e shkurtër. Në këtë rast ju thjesht mund ta hiqni njofimin.
Në të njëjtën mënyrë mund të veproni edhe ju me miqtë tuaj. Mjafton të dërgoni një kërkesë për foto me një kohëzgjatje që e cakton ti. Sigurisht që aplikacioni lejon edhe dërgimin e mesazheve.
Nuk është më nevoja për postime në Instagram, Shootlr është ajo çfarë po ndodh tani!
Për më shumë kliko në sitin : www.shootlr.com
Burimi : Tech Crunch
+ There are no comments
Add yours