Shfrytëzimi i rrjeteve sociale gjatë ditës, ndikon shumë në pagjumësi!

Shfrytëzimi i rrjeteve sociale gjatë ditës, ndikon shumë në pagjumësi!


//

Touchscreen smartphone with cloud of colorful application icons isolated on white background

Ja një arsye shtesë, pse duhet të mbyllni ato aplikacione, të largoheni nga telefoni i mençur dhe të bëni diçka më produktive. Sipas një hulumtimi, nëse kontrollohet gatë tërë ditës Facebook, Instagram dhe SnapChat, ndikon shumë keq në gjumë.

Hulumtuesit nga Universiteti Pittsburgh, i kanë ekzaminuar 1,788 të rritur, të moshës nga 19 deri në 32-vjeçar, duke iu bërë pyetje rreth gjumit dhe shfrytëzimit të rrjeteve sociale.

Cathedral from Sailors and Soldiers

Universiteti i Pittsburgh-ut

Të gjithë ata që i kontrollojnë këto rrjete në mënyrë obsesive, kanë pasur probleme të dukshme me gjumin, kanë thënë ekspertët. Kohëzgjatja e shfrytëzimit të rrjeteve sociale, është cilësuar si indikatori më i madh në problemin me gjumin.

Sa më shumë qëndrim dhe aktivitet para ekranit, besohet se ndikon më keq tek fjetja. Mjaft lundrove në internet, fli gjumë !

Burimi:  Telegrafi.

Sadna i shkruan Ardit Gjebreas: Dua të vi t’ju takoj .
12 hotele qe nuk i keni pare ndonjehere

+ There are no comments

Add yours