Samsung zbulon Chromebook-un e ri dhe pajisjet elektrike, në eventin CES 2017 .

Samsung zbulon Chromebook-un e ri dhe pajisjet elektrike, në eventin CES 2017 .


//

CES 2017  ishte eventi më i madh i kompanisë që prej prezantimit të Galaxy Note 7 i cili i kushtoi kompanise miliarda që kur telefoni filloi te shpërthente. Presidenti  i Samsung Elektronik në Amerikë, Tim Baxter tha në fillim të eventit para mediave se kompania do të nxjerrë së shpejti raportin me investigimin për Note 7.

Samsung bëri shpejt lëvizjen e rradhës me prezantimin e një serë produkteve të reja.

Me i fundit Chromebooks ju jep mundësinë të lundroni në aplikacionet Android nga Google Play Store.

Specifikat e të dyve Chromebooks Plus dhe Chromebook Pro janë njësoj edhe në dizajn. Por Pro vjen me një fuqi veprimi më të shpejtë. Chromebooks  i ri mund të kthehet lehtësisht nga laptop në tablet.

Chromebook plus do të jetë i disponueshëm në Shkurt për $449.Ndërkohë që për Pro-në Samsungu nuk ka dhënë ende asnjë çmim, megjithatë ajo ka njoftuar se  do të jetë në treg në pranverë.

Samsungu lançoi gjithashtu Notebook Odyssey laptopin e saj të parë më të madh të lojrave.Kompania zbuloi një linjë të re të televizorëve – seri QLED – për të cilët tha se përmison imazhin dhe ka cilësi e kualitet më të mirë.

 

Samsung gjithashtu nxorri edhe nje larës dhe thares set Flex Wash and Flex Dry. Të dyJA makineritë kanë një ndarje shtesë në krye për larje ose tharje të ngarkesave të vogla, ose për të mbajtur ngarkesa të shumta në të njëjtën kohë.

Samsung pësoi gjithashtu një tjetër goditje tek paisjet e saj vitin që shkoi. Në nëntor Koreja e Jugut tërhoqi nga tregu 3 milion makina larëse pasi ato mund të shpërthenin.

Në kuzhinë, Samsungu ka avancuar duke shtuar teknologjinë e njohjes me zë të frigoriferëve të tij smart. Gjithashtu ajo i integroi me Spotify dhe iHeartRadio kështu që ju mund të dëgjoni muzikë gjatë kohës që gatuani.

Është cilësuar si kasa “spiderman” për smartphone... (VIDEO)
LG prezanton robotin që do të bëjë punët tona të përditshme dhe TV e hollë sa një letër muri

+ There are no comments

Add yours