SAMSUNG GALAXY S8 dhe S8+, ja cilat janë të gjitha risitë që ka (VIDEO)

SAMSUNG GALAXY S8 dhe S8+, ja cilat janë të gjitha risitë që ka (VIDEO)


//

Samsung Galaxy S8 është me ekran të lakuar,  më i gjatë dhe më i hollë në krahasim me versionet e mëparshme. Gjithashtu ekranet e S8 dhe S8+ janë më të mëdhenj se S7 dhe S7 Edge, megjithëse vetë pajisja është më e vogël në krahasim me dy modelet paraardhëse.

Është hequr butoni Home dhe është zëvendësuar më ikonën “Home” në ekran.

Sistemi i operimit është versioni i fundit Android. Risia që sjell ky telefon është  Bixby, asistenti virtual që vjen shumë herë më i përmirësuar. Bixby komunikon vetëm përmes zërit, por edhe përmes ekranit.

Është një asistent që e kupton gjithmonë se çfarë shtypet në ekran dhe mund të ndihmojë duke identifikuar një send ose objekt që fotografohet deri tek dhënia e opsioneve se si funksionon.

Samsung Galaxy S8 dhe S8+ pritet që të dalin në shitje në prill, në një ççmim prej rreth 900 Euro për S8+ dhe 750 Euro për S8.

 

 

 

 

 

 

iPhone 8, ja çfarë karakteristika do ketë dhe kur del në treg (VIDEO)
Një xhaketë SMART, nga Levi’s dhe Google (VIDEO)

+ There are no comments

Add yours